Katër shqiptarë nga Kosova janë arrestuar në Zvicër me 116 kg marijuanë. Vlera e drogës llogaritet 1 milion franga apo 915 mijë euro nëse do të dilte në treg.
Droga ishte fshehur në rimorkion e kamionit. Të arrestuarit, pronari i një agjencie turistike me vëllanë dhe dy shoferët janë të moshës 26 dhe 45 vjeç dhe të gjithë janë në paraburgim./ Abcnews.al