Katër persona mbetën të vrarë nga sulmet e forcave izraelite në jug të Libanit

schedule13:58 - 21 Nëntor, 2023

schedule 13:58 - 21 Nëntor, 2023

Katër persona, përfshi dy gazetarë, u vranë nga sulmet izraelite në jug të Libanit.

Agjencia Kombëtare e Lajmeve të Libanit raporton se sulmi ndodhi pranë qytetit jugor të Tirit. Sulmi u zhvillua rreth 8 kilometra në jug të Tirit dhe 11 kilometra në veri të kufirit me Izraelin.

Negociatat për lirimin e pengjeve nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit janë në një “fazë kritike dhe përfundimtare”.

Marrëveshja do të përfshijë një pauzë shumëditore në armiqësitë, lirimin e rreth 50 pengjeve civile nga Hamasi dhe lirimin e grave dhe fëmijëve palestinezë të mbajtur në paraburgim izraelit./abcnews.al