Katër persona kanë humbur jetën dhe një rezulton i zhdukur pas rënies së një orteku në një zonë të Austrisë në kufi me Zvicrën. Orteku ra në afërsi të qytetit Spiss në provincën e Tyrolit ndërsa helikopterë austriakë e zviceranë u nisën për shpëtim.
Ditëve të fundit ka pasur të reshura të dendura të borës në këtë zone, mediat austriake raportuan për një ortek tjetër në një zonë tjetër të Tyrolit.
/abcnews.al