Katër nxënës të tjerë akuzohen për vrasjen e profesorit francez Paty

schedule15:10 - 26 Nëntor, 2020

schedule 15:10 - 26 Nëntor, 2020

Autoritetet franceze kanë ngritur akuza ndaj katër adoleshentëve për vrasjen e mësuesit Samuel Paty, përfshirë tre që dyshohet se i kanë treguar vrasësit se cili është mësuesi që kishte publikuar karikaturat e profetit Muhamed.

Tre nxënës të tjerë u akuzuan për bashkëpunim gjatë këtij muaji. Mësuesi Samuel Paty u vra nga një i ri me prejardhje çeçene pasi kishte shfaqur para nxënësve karikatura të profetit Muhamed.

Tre nga katër nxënësit ndaj të cilëve u ngritën akuzat dyshohen se e kanë identifikuar mësuesin Paty për t’ia treguar vrasësit Abdullakh Anzorov, i cili e kishte ndjekur viktimën dhe e kishte vrarë në një rrugë afër shkollës ku punonte.

Sipas një burimi, tre nxënës të akuzuar nga organet e drejtësisë janë të moshës 13 dhe 14-vjeçare dhe akuzohen për bashkëpunim në vrasje terroriste. Vrasja e mësuesit Samuel Paty nxiti reagim të ashpër të presidentit Emmanuel Macron, i cili nisi një fushatë të madhe kundër ekstremizmit.

Franca viteve të fundit është përballur me disa sulme xhihadiste. Që nga viti 2015, në Francë janë vrarë mbi 250 persona nga sulmet terroriste./abcnews.al