Katër mungesa dhe një rikthim i madh, Juventusi përgatitet për Porton

schedule18:23 - 14 Shkurt, 2021

schedule 18:23 - 14 Shkurt, 2021

Sulmuesi anësor i Juventusit, Juan Cuadrado, me shumë mundësi do ta humbasë duelin e Champions League kundër Portos. Kolumbiani pësoi një dëmtim në ndeshjen e djeshme me Napolin, ku dhe u zëvendësua në pushimin e pjesës së parë nga Alex Sandro.

 

Sipas raportimit të “Goal.com”, ish-lojtari i Chelseas i është nënshtruar ditën e sotme testeve mjekësore dhe pritet të mungojë në dy sfidat e ardhshme të bardhezinjve, ato me Porton dhe Crotonen.

Ndërkohë, mungesa të tjera për trajnerin Pirlo në takimin e Championsit priten të jenë edhe Arthur, Paulo Dybala dhe Aaron Ramsey. Lajm i mirë për “Zonjën e Vjetër” është se kundër portugezëve mund të luajë nga minuta e parë Leonardo Bonucci, i cili pushoi në ndeshjet kundër Interit e Napolit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!