Katër luanë në një kopsht zoologjik rezultojnë pozitiv me koronavirus

schedule22:23 - 11 Nëntor, 2021

schedule 22:23 - 11 Nëntor, 2021

Katër luanë në një kopsht zoologjik të Singaporit rezultuan pozitiv me koronavirus pasi u infektuan nga stafi i parkut dhe shfaqën simptoma të tilla si kollitja dhe teshtitja.

Luanët aziatikë filluan të shfaqnin simptoma të Covid-19 gjatë fundjavës, duke bërë që rojet e parkut t’i nënshtroheshin testeve diagnostikuese.

“Të gjithë luanët janë të gjallë dhe energjikë,” tha Sonia Luz nga Mandai Wildlife Group të parkut. “Ne presim që ata të shërohen duke ofruar terapi ndihmëse,” shtoi ai.

Luanët e infektuar me Covid-19 si dhe pesë mace të tjera që jetojnë në Parkun Safari të Natës të Singaporit janë izoluar, tha shërbimi veterinar i qeverisë.

Tre roje të parkut rezultuan gjithashtu pozitivë për Covid-19, ndërsa një luan nga kopshti zoologjik i Singaporit, që ndodhet pranë Parkut të Safarit, u sëmur dhe autoritetet kërkuan që t’i nënshtrohej një testi diagnostikues për koronavirus.

Parku mbetet i hapur, ashtu si edhe kopshti zoologjik, pasi rreziku i transmetimit të koronavirusit nga kafshët te njerëzit konsiderohet i papërfillshëm./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!