Katër lojtarë në ikje, Barcelona zbardh planet e janarit

schedule15:39 - 16 Nëntor, 2020

schedule 15:39 - 16 Nëntor, 2020

Barcelona do duhet të lirojë radhët në janar për të ulur tavanin e pagave dhe i hapur rrugën afrimeve të reja në skuadër. Koeman i ka bërë menjëherë seleksionimet e tij dhe zbulohet se katër lojtarë janë me një këmbë jashtë klubit.

 

Mësohet se Junior Firpo, Samuel Umtiti, Matheus Fernandes dhe Martin Braithwaite janë në listën e largimeve. Koeman i ka totalisht jashtë planeve dhe dëshiron të lirojë hapësirë dhe financa për ardhjen e Depay dhe Garcia në janar.

Junior Firpo ka oferta të shumta pasi ka treguar mjaft cilësi, ndërkohë për pjesën tjetër do duhet mjaft mundi për t’i shitur, teksa nuk përjashtohen as huazimet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!