Katër këshilltar bashkiakë në Shkodër ikin nga LSI dhe i bashkohen PS. Sokol Jubica, Elton Radovani, Mirjan Bletaj dhe Roza Dedvukaj përmes një deklaratë për mediat njoftuan se i bashkohen PS.
Ata thonë se LSI dhe PD lanë pas krahëve ëndrrën e shkodranëve dhe të gjithë shqiptarëve, duke u investuar në një kthim të fuqishëm kursi nga e shkuara dhe jo nga e ardhmja.
“Koalicioni anti perëndimor LSI-PD është kthyer tashme në një koalicion anti shqiptar që me para të errëta kërkojnë të vënë në jetë një skenar ogurzi për Shqipërinë. Deklarojmë largimin nga politika anti shqiptare e Lulzim Bashës dhe të koalicionit LSI-PD të bekuar nga qarqet pro-ruse që kërkojnë të marrin peng të ardhmen europiane të Shqipërisë”, thonë ndër të tjera ata.
Në fund ata u bëjne thirrje të gjithë këshilltarëve në bashkitë e vendit të largohen nga LSI./abcnews.al