Katër hapësira të tjera pedonale në Tiranë. Urbanistët e shpjegojnë si do të devijojë trafiku

schedule19:34 - 21 Shtator, 2017

schedule 19:34 - 21 Shtator, 2017

Katër hapësira të tjera në Tiranë pritet të jenë tërësisht vetëm për këmbësorët. Bashkia po planifikon të tjera rrugë për qarkullimin e automjeteve, ndërsa urbanistët e saj tregojnë për ABC News se si do të devijojë trafiku. 

Kjo hapësirë mes Pallatit të Kongreseve dhe Rektoratit në Tiranë pritet të kthehet në rrugë me një kalim për automjetet dhe biçikletat.

Të gjithë drejtuesit e makinave që deri tani përdorin sheshin do të duhet të kalojnë këtu pasi “Nënë Tereza” do ti dedikohet këmbësorëve.

Pas sheshit “Skënderbej”, bashkia po planifikon që të tjera hapësira ti vendosë në dispozicion të këmbësorëve.

Automjetet do të mund të përdorin rrugën nga stadiumi “Qemal Stafa” deri në afërsi të Gardës së Republikës, pasi edhe sheshi “Italia” do të kthehet në një tjetër zonë pedonale.

Ky shesh pas Ministrisë së Arsimit po mendohet të kthehet në një hapësirë të ngjashme me Pazarin e Ri. Do ti dedikohen këmbësorëve edhe disa rrugë paralele me lumin “Lana” në ish bllok.

Se sa do të arrihet kjo balancë, urbanistët e bashkisë sqarojnë se do ta shohin pas disa testesh. I pari është ditën pa makina.

Shtimi i hapësirave pedonale, sipas Bashkisë së Tiranës është një ndër iniciativat që ajo ndërmer në kuadër në kuadër të politikave ambjentaliste dhe ekologjike të saj.

https://youtu.be/xxHfGXQWkvE

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!