Katër ditë në pusin 30 metra të thellë, bota vajton për humbjen e vogëlushit 5-vjeçar

schedule08:56 - 6 Shkurt, 2022

schedule 08:56 - 6 Shkurt, 2022

Lufta me kohën e ekipeve të shpëtimit në Marok ku një djalë 5-vjeçar kishte rënë në një pus, pati një fund tragjik. Lajmi se Ryan-i i vogël u nxor nga pusi mbi 30 metra i thellë i pajetë pas shumë orësh në agoni solli trishtim kudo në botë pasi ngjarja po ndiqej nga sytë e të gjithëve.

Me mijëra mesazhe ngushëllimi u postuan në rrjet pas lajmit të trishtë pas më shumë se pesë ditësh lutjesh që vogëlushi të nxirrej gjallë. Por, për fat të keq, Ryan nuk mundi që të shihte sërish dritën dhe të bashkohej me prindërit e tij.

Mediat ndërkombëtare fillimisht raportuan se fëmija u nxor fillimisht gjallë, por më pas u raportua se kishte ndërruar jetë. Që pas ditës kur vogëlushi ra në pusin e thellë, ekipet e shpëtimit injektonin herë pas herë oksigjen në thellësi dhe dërgonin shishe me ujë, por fundi ishte tragjik për Ryan që nuk mundi të mbijetonte. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!