Katër breza së bashku, ky është portreti i trashëgimtarëve për të festuar dekadën e re

schedule11:26 / 04/01/2020

Për të festuar dekadën e re, shtëpia mbretërore britanike postoi një portret zyrtar të Mbretëreshës Elizabeth II me tre trashëgimtarët për fronin e saj: djali i saj Charles, nipi i tij William dhe nipi i saj George, të gjithë duke qëndruar pranë saj në Pallatin Buckingham .

Fotoja u bë në Krishtlindje, por u publikua tani, dhe është fotografia e dytë zyrtare e katër trashëgimtarëve së bashku, pas asaj në 2019 për 90 vitet e Elizabeth.

Në portretin e ri zyrtar, mbretëresha, 93 vjeç, është në plan të parë, me fustan të bardhë dhe një çantë. Djali i saj Charles, me një kostum, është vetëm një hap pas saj duke i venë dorën mbi supin e nipit të tij George dhe  nga ana tjetër, William. Fotografia është marrë nga Ranald Mackechnie./abcnews.al

 

schedule11:26 / 04/01/2020