Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Katër astronaut në stacionin hapësinor/ Nisen me Space X, pas largimit të ekuipazhit për arsye shëndetësore

schedule13:37 - 13 Shkurt, 2026

schedule 13:37 - 13 Shkurt, 2026

Katër astronautë u nisën drejt Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor, ku zëvendësojnë kolegët e tyre që u kthyen para kohe nga misioni.

Jessica Meir (Xhesika Meir) dhe Jack Hathaëay (Xhek Hethëuei), astronautja e Agjencisë Hapësinore Evropiane, Sophie Adenot (Sofi Adenot), dhe kozmonauti rus Andrey Fedyaev (Andrei Fedjaev)u nisën me kapsulën e Space X Falcon 9 nga Florida.

Katër mbërritjet e reja, të njohura së bashku si Crew-12, do ta çojnë stacionin hapësinor në nivelin standard të tij prej shtatë personash. Katër anëtarët e rinj të ekuipazhit të stacionit hapësinor pritet të qëndrojnë në stacionin orbital për rreth tetë muaj dhe gjatë kësaj kohe, ata do të kryejnë eksperimente shkencore.



Të dërguarit e rinj  fillimisht do të mbivendoseshin në hapësirë ​​me ekuipazhin që po largohej, një mision i njohur si Crew-11. Por ky grup u desh të kthehej në Tokë herët për shkak të një problemi mjekësor të njërit prej astronautëve.

Erërat e forta në fillim të kësaj jave e shtynë nisjen me dy ditë, ndërsa problemet me kapsulën Falcon 9 sollën gjithashtu kontrolle shtesë.

Zyrtarët e NASA thanë në një konferencë për shtyp më parë këtë javë se gjatë kohës që stacioni hapësinor ka pasur mungesë stafi, nuk kanë dalë probleme të mëdha. Si rrjedhojë, nuk kishte nevojë urgjente për të nxituar mbërritjen e ekuipazhit të ri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!