Të Gjitha

boateng-familja.jpg
Klejdi Kaimi14:22 | 28/03/2020

Coronavirus vazhdon të përhapet me shpejtësi dhe mënyra më e mirë për t’u mbrojtur është duke qëndruar në shtëpi. Shembullin më të mirë e kanë dhënë shumë personazhe VIP, të cilët kanë postuar video senzibilizimi ku shfaqen të izoluar në shtëpitë e tyre.

Edhe bota e sportit ka dhënë mesazhet e veta, por nuk kanë munguar dhe sfida të ndryshme, që më pas janë bërë virale. Disa të tjerë kanë zgjedhur dhe të organizojnë “party” në shtëpi, duke improvizuar sadopak në këtë situatë të vështirë.

I fundit që e ka bërë është ish-mesfushori i Milanit, Kevin Prince Boateng. Ganezi ka postuar një video në “Instagramin” e tij, ku shfaqet si “bodyguard” i një klubi nate. Të ftuarit në këtë festë janë gruaja dhe djali i tij.

Boateng pasi kontrollon djalin, i parkon edhe makinën… lodër. Më pas shikohen që të tre duke kërcyer dhe duke dhënë një mesazh se të gjithë duhet të qëndrojmë në shtëpi. /abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

Stay at home,party at home 😂 @melissasatta #maddoxprince #havefunathome

A post shared by Kevin Prince Boateng (@princeboateng) on

bano.gif
in a14:18 | 28/03/2020

Zonja që ndërroi jetën mbrëmjen e së premtes, ka qënë në Breshia rreth 14 ditë më parë dhe me tu kthyer ka pasur temperaturë për 10 ditë.

Ndërsa të martën është nisur me urgjencë në gjendje të rëndë drejt Spitalit Infektiv. Fqinjët e saj tregojnë më shumë për marrëdhëniet mes tyre.

“Kohët e fundit qëndronte më shumë këtej. Që në momentin që u fut në karantinë bashkëshorti nuk ka dalë”, tregon një nga banorët.

Më tej ato shprehen se zona nuk është dezinfektuar.

Kjo zonjë kur mësoi këtë lajm prej panikut me sa thotë ka shqetësime shëdetësore.

“Gjithë natën nuk kam bërë gjumë nga zemra. Jam shumë e frikësuar, dua të bëj një test”, shprehet ajo.

Ndërkaq bashkëshorti i viktimës së parë në Vlorë, është vëtëkarantinuar në banesë dhe nga testi i parë ka rezultuar negativ. Mësohet se varrimi i të ndjerës do të bëhet në fshatin e saj të lindjes në Fier./abcnews.al

103127671_nskizzy-creditmedicaldetectiondogs-2.jpg
So Nila14:17 | 28/03/2020

Shkencëtarët nëpër botë janë bërë bashkë për të zbuluar sa më shpejt një vaksinë ose një kurë për koronavirusin. Po ashtu po punohet me shpejtësi për të mundësuar që testimet të jenë sa më të shpejta.

Ndoshta miku më i mirë i njeriut mund të ndihmojë në këtë aspekt. Në Britani, shkencëtarët kanë nisur punën për të parë nëse qentë mund të nuhasin koronavirusin.

Kërkimet e mëparshme kanë zbuluar se qentë mund të nuhasin malarien, kështu që ekspertët më të mirë britanikë po punojnë për të parë nëse kjo funksionon edhe për Covid-19.

Nëse kjo vërtetohet, qentë mund të përdoren për të kontrolluar këdo, përfshirë ata që nuk kanë simptoma.

“Kjo do të ishte e shpejtë, efektive dhe gjithashtu burimet e kufizuara të testimit të NHS mund të përdoren vetëm atje ku ato janë të nevojshme,” tha Dr Guest.

Qentë mund të jenë gati në gjashtë javë për të ndihmuar në sigurimin e një “diagnoze të shpejtë, jo-invazive”, tha ajo.

Ata mund të kuptojnë gjithashtu nëse dikush ka ethe.

Prof Steve Lindsay, nga Departamenti i Bioshkencave të Universitetit Durham, tha që qentë e zbulimit mund të përdoren në aeroporte për të identifikuar me shpejtësi personat që mbartin virusin.

“Kjo do të ndihmojë në parandalimin e rishfaqjes së sëmundjes pasi ta kemi sjellë nën kontroll pandeminë e tanishme,” tha ai./abcnews.al

200324160941-coronavirus-domestic-violence-exlarge-169.jpg
So Nila14:10 | 28/03/2020

Nga Scottie Andrew, CNN

Masat kufizuese të miratuara nga një numër vendesh për periudha të zgjatura kohe do të rrisin rrezikun e dhunës në familje, paralajmëruan Kombet e Bashkuara.

Për shumë gra dhe fëmijë, shtëpia mund të jetë një vend i frikës dhe abuzimit. Kjo situatë përkeqësohet në mënyrë të konsiderueshme në rastet e izolimit siç janë kufizimet e vendosura gjatë pandemisë Covid-19″, duke shtuar se kjo mund të çojë gjithashtu në rritjen e vrasjes së njerit prej  partnerëve.

Raportuesja e KB për dhunën ndaj grave, Dubravka  Simonoviç  tha se rreziku është i madh në një kohë kur ka më pak shërbime të disponueshme për viktimat. Më pak mbështetje e komunitetit, më pak ndërhyrje policore dhe më pak ndërhyrje në drejtësi janë gjithashtu faktorë kontribues në rritjen e dhunës në familje.

Për më tepër, masat emergjente të nevojshme për të luftuar pandeminë kanë rritur ngarkesën e grave në lidhje me punën shtëpiake dhe kujdesin për fëmijët, të afërmit e moshuar dhe anëtarët e familjes së sëmurë, tha Simonoviç.

Gjithashtu kufizimet e lëvizjes, kufizimet financiare dhe pasiguria i nxisin dhe i sigurojnë atyre fuqi dhe kontroll më tepër, “shtoi ajo.

Simonoviç shprehu shqetësime të veçanta për gratë në rrezik më të madh të dhunës në familje, të tilla si gratë me aftësi të kufizuara dhe viktimat e trafikimit.

Abuzimi tek fëmijët është më i përhapur

Tani që ata nuk kanë ku të shkojnë më, rreziku i abuzimit të fëmijëve është rritur, tha Jeffrey Edleson, profesor në Universitetin e Kalifornisë-Shkolla e Mirëqenies Sociale nga Berkeley.

Njerëzit ku ata mund të mbështeteshin nuk janë aty pranë. Mësuesit, trajnerët dhe aleatët jashtë shtëpisë që mund të kenë raportuar abuzimin nuk janë me ta çdo ditë.

“Shumë të rritur  me të cilët kam folur dhe që janë më të ekspozuar ndaj dhunës në shtëpi, shpesh gjejnë miq të ngushtë, prindër të miqve, të afërm dhe mësues që i mbështesin ata,” tha ai. “Kjo ndihmon për të ulur ndikimin e asaj që po ndodh në shtëpi. Por e gjithë kjo mungon tashmë.”

Në Fort Worth, Teksas, një spital për fëmijë tha se javën e kaluar  ata trajtuan gjashtë raste të rënda abuzimi të fëmijëve brenda një jave.

“Qeveritë nuk duhet të lejojnë që rrethanat e jashtëzakonshme dhe masat shtrënguese kundër Covid-19 të çojnë në shkeljen e të drejtës së grave për një jetë të lirë nga dhuna./abcnews.al

costacurta.jpg
Vladimir Prenga13:59 | 28/03/2020

Alessandro Costacurta, ish-mbrojtësi i Milanit, është i bindur se nëse kuqezinjtë do e mbajnë Paolo Maldinin, së bashku me Ivan Gazidis mund ta rikthejnë ekipin italian fitues. “Duhet të sigurohemi që Paulo, i cili është i drejtë dhe kompetent, të përvetësojë aftësitë që ka fituar kësaj periudhe të shkurtër. Ai është i drejtë dhe kompetent”, thotë fillimisht Billy.

Boban është një tjetër temë e nxehtë: “Deri para disa muajsh mendonim të gjithë se ka shumë menaxherë te Milani, shumë njerëz që duhet të kishin qenë në gjendje të thoshin diçka. Po flasim për largimin e vëllait tim. Ju i dini cilësitë dhe temperamentin e Zvone”.

Në fund Costacurta ka një mesazh për drejtuesit e klubit: “Gazidis nuk është budalla, të mos harrojmë çfarë ka bërë. Me Maldinin krah tij, unë besoj që Milani do rikthehet si fitues. Ndoshta jo shpejt, por do rikthehet”. / abcnews.al

po8.gif
in a13:49 | 28/03/2020

Disa nuk i njohin prindërit që i kanë sjellë në jetë. Të tjerët, nuk i kanë pranë për shkak se ata nuk kanë mundësi ekonomike për ti rritur vetë.

Izolimi prej parandalimit të koronavirusit i ka lidhur edhe më shumë me kujdestarët, të cilët kanë lënë në shtëpi fëmijët e tyre dhe po qëndrojnë me ta 24 orë në 24.

E kemi fjalë për atë që ndodh brenda mureve të Shtëpisë të Fëmijëve shkollorë në Shkodër.

“Prej datës 13 mars kemi mbetur dhe ne këtu të izoluar. Këta fëmijë janë pjesë e jona dhe ne pjesë e tyre. Jemi të afërm me ta. Fillimisht e patëm të vështirë se kemi dhe familjet tona jashtë”, shprehet një nga mësueset.

Edhe fëmijët, fillimisht e patën të vështirë të ambientoheshin me izolimin.

“Ditët e para e kemi pasur të vështirë, por me kalimin e kohës dhe me ndihmën e mësuesve po e kalojmë”, u shpreh një nga fëmijët.

Xhuli tregon se mësimet i merr përmes kanalit televiziv publik.

“Mësimet i marrim nga RTSH, që jep programe për mësimin”, tregon ajo.

Kjo gjimnaziste lexon dhe libra jashtë shkollore, prej të cilave merr mesazhe shumë edukative.

“Po lexoj një libër të Mishel Obamës që flet për jetën e saj. Libri tregon se si një vajzë me ngjyrë mund të bëjë ndryshimin dhe se të gjithë njerëzit janë njësoj”, shprehet ajo.

Xhuli është mirënjohëse për sakrificën e personelit të kësaj shtëpie.

Në këtë Shtëpi të fëmijëve shkollorë, në Shkodër aktualisht janë të izoluar 30 fëmijë të braktisur ose të lënë nga prindërit e tyre për të jetuar në kushte më të mira dhe 6 punonjës./abcnews.al

pipero-stafi.jpg
Autor E13:39 | 28/03/2020

30 mjekë shqiptarë do të mbërrijnë në Bergamo pasditen e sotme për të mbështetur Italinë në situatën e emergjencës ndaj koronavirusit.

Siç raporton Corriere, mjekët do të mbërrijnë në aeroportin e Romës por do të veprojnë në të gjithë qytetin e Bergamos, ku do të transferohen.

Kostoja do të mbulohet nga qeveria shqiptare dhe kjo e fundit ka miratuar një fond për këtë grup.

Sipas vendimit të publikuar në fletoren zyrtare të qeevrisë shqiptare, mjekët do të paguhen 3 mijë euro, ndërsa infermierët 2500 euro për një total prej 11 milion lekësh.

Vajtja e personelit shëndetësor shqiptar në Itali është fryt i një marrëveshjeje mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dje ministrit të jashtëm italian Luixhi Di Maio, shkruan abcnews.al.

Shpërndarja e koronavirusit në Shqipëri

 

Mjekët do të qëndrojnë në Itali një muaj dhe do të paguhen nga Shqipëria.

Sipas burimeve të Korriere della Sera, kryeministri shqiptar është shprehur se nuk mund të shihte Italinë në kaq shumë vështirësi dhe do të ndihmojë sepse shqiptarët e duan Italinë.

Shpërndarja e koronavirusit në Ballkan

Ministri DI Maio u shpreh se mjekët shpëtojnë jetë dhe në këtë moment vendi po rizbulon vlerën më të rëndëishme që është jeta. DI Maio do të presë mjekët shqiptarë në aeroport.  /abcnews.al

Neville.png
Klejdi Kaimi13:38 | 28/03/2020

Ish-mbrojtësi i Manchester United, Gary Neville, ka rikujtuar kohën kur ishte trajneri i Valencias. Anglezi mori drejtimin e klubit spanjoll në vitin 2015, por eksperienca e tij nuk shkoi ashtu siç pritej dhe në fund të sezonit u shkarkua nga drejtuesit.

“Kanë qenë rreth 2-3 situata, në kohën kur isha trajner i Valencias, kur kam dalë nga vetja. Kjo më ka ndodhur vetëm përballë trajnerëvë të tjerë. Një nga këta ka qenë Valverde, i cili në atë kohë drejtonte Athletic Bilbao. Ai i ndryshonte 2-3 herë skemat gjatë ndeshjes dhe ishte gjithmonë një hap para meje”, kujton anglezi.

“Një tjetër ka qënë Simeone. Trajneri i Atletico Madrid më vintë gjithmonë në lojë dhe u tallte me mua gjatë gjithë kohës. Po më dërgontë drejt vdekjes shumë ngadalë, gjithmonë brenda botës së futbollit”, sqaron Neville. /abcnews.al

mjeke-infermiere.jpg
Autor E13:37 | 28/03/2020

30 mjekë dhe infermierë nga Shqipëria do të nisen në orën 16:00 të ditës së sotme për të ndihmuar rajonin e Bergamos në Itali në luftën ndaj koronavirusit.

Kostoja do të mbulohet nga qeveria shqiptare dhe kjo e fundit ka miratuar një fond për këtë grup.

Sipas vendimit të publikuar në fletoren zyrtare të qeevrisë shqiptare, mjekët do të paguhen 3 mijë euro, ndërsa infermierët 2500 euro për një total prej 11 milion lekësh.

Vendimi i qeverisë

Vajtja e personelit shëndetësor shqiptar në Itali është fryt i një marrëveshjeje mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dje ministrit të jashtëm italian Luixhi Di Maio.

Sipas burimeve të Korriere della Sera, kryeministri shqiptar është shprehur se nuk mund të shihte Italinë në kaq shumë vështirësi dhe do të ndihmojë sepse shqiptarët e duan Italinë.

Ministri DI Maio u shpreh se mjekët shpëtojnë jetë dhe në këtë moment vendi po rizbulon vlerën më të rëndëishme që është jeta. DI Maio do të presë mjekët shqiptarë në aeroport.  /abcnews.al

me.jpg
in a13:36 | 28/03/2020

COVID-19 prek edhe Kuvendin e Shqipërisë. Kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, njëherësh edhe deputet, u konfirmua pozitiv me koronavirusin së bashku me bashkëshorten. Lajmin e bëri të ditur ai vetë në një njoftim në “Facebook”.

Nërkohë në një status të fundit Alimadhi i bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes për veten dhe për familjarët, ndërsa shprehet se solidariteti i shqiptarëve është për tu vlerësuar.

Statusi: 
Me thene te drejten jam i mahnitur nga solidariteti i shoqerise sone shqiptare.

Kjo tregon se kush jemi Ne, Rraca Shqiptare dhe sa interesohemi e sa bejme per njeri-tjetrin. Arrijme te gjejme kurajon dhe forcen ne te tilla raste qe eshte i domosdoshem per secilin nga ne. Kjo tregon qe jemi nje popull vital dhe me energji shume pozitive, ky eshte shembull per te gjithe boten mbare. E them kete sepse kam pasur me mijera sms, telefonata, doktore nga vende te ndryshme te botes por Shqiptare te mire, nga Amerika, Anglia, Italia, Suedia, Australia e larget etj, te cilet me kane derguar receta te ndryshme per llojet e ilaçeve.

Jam me ju dhe i’u shpreh mirenjohjen time te thelle per secilin nga ju.

Nje falenderim per te gjithe gazetaret, portalet, televizionet, mediat te shkruara dhe vizive te cilat me kane marre ne telefon apo me kane derguar nje sms. E kam pasur te pamundur per tju kthyer pergjigje. Ju kerkoj te falur sinqerisht.
Me keni kerkuar qe te isha prane ekraneve tuaj, por nuk mendoj qe problemi im shendetesor te paraqitet ne trajten politike, sepse ka edhe nga ata shqiptare qe mendojne ndryshe mga une.

Ndaj dhe per kete kam menduar te mos jem i pranishem prane jush. Besoj se me mirekuptoni.
Jam ne kushtet e regjimit spitalor, ajo qe eshte me e rendesishme jam me mire me shendetin tim.

Keshilla ime per ju eshte:
Ruhuni, beni kujdes, rasti me ra mua, uroj qe askush nga ju te mos preket nga ky virus i rende dhe vrases, ky te jep shenjat sikur ne organet tuaja te brendshme futet nje silurus dhe kerkon t’i pushtoje ato. Sigurisht qe askujt mos i rente per pjese.

Thjesht ruhuni, kontakt sa me pak dhe te kujdesshem per ju dhe familjaret tuaj.
Ju pershendes te gjitheve
Adriatik Alimadhi


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono