Moti

moti-2.jpg
ger ta09:41 | 19/03/2020

Sipas MeteoAlb: Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë vendin tonë do të diktojnë kushtet e motit. Për pasojë kthjellimet mbizotërojnë në vend deri në mesditë. Pasditja sjellë kalime vranësirash në zonat malore por ultësira perëndimore vijon me kthjellime.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -2°C deri në 22°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë./abcnews.al

moti-me-diell.jpg
ger ta09:40 | 18/03/2020

Sipas Meteoalb: Territori shqiptar do të mbizotërohet nga kthjellimet në pjesën e parë të ditës. Por gjatë pasdites dhe mbrëmjes vranësirat e lehta do të shfaqen, ku më të dukshme do të jenë në zonat malore, duke e lënë bregdetin me mot të kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me 0°C. Ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës dhe Durrësit me 21°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor-verilindor, duke krijuar dallgëzim 3 ballë. /abcnews.al

moti-2.jpg
ger ta09:30 | 17/03/2020

Sipas Meteoalb: Vendi ynë gjatë orëve të para të ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Por në orët e pasdites parashikohet që vranësirat të bëhen më të dukshme në zonat përgjatë kufirit kindor.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë, duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me -1°C. Ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës me 19°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar dallgëzim 2 ballë.

/abcnews.al

mot-me-diell.jpg
ger ta07:45 | 13/03/2020

Sipas MeteoAlb: Edhe sot mbetemi në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të kushtëzojnë mot të kthjellët në vend. Parashikohet që pasditja dhe nata të vijojne në të njëjtat kushte atmosferike.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por mbeten thuajse kostante në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 2°C  deri në 23-24°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi  Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë. /abcnews.al

meteorologu.jpg
ger ta12:53 | 09/03/2020

Meteorologu Hakil Osmani i ftuar në “Abc-ja e mëngjesit” ka dhënë detaje se si pritet të jetë moti gjatë kësaj jave.

Osmani tha se do të kemi një përirësim të kushteve të motit dhe do të kemi rritje të temperaturave.

“Kjo javë parashikohet të jetë e mirë, ku kthjellimet do të jenë dominante duke bërë që edhe temperturat të rriten. Në mesin e javës do të shkojnë edhe në 20 gradë në zonat e ulëta, ndërsa në zonat malore do të arrijnë deri në 15 gradë.

Kjo javë do të jetë e qendrushme duke bërë që të kemi edhe kthjellime, ku më të dukshme do të jenë nga dita e mërkurë deri të shtunën, ku do të ketë prezencë të kthjellimeve edhe vranësiart do të jenë të pakta në zonat malore.

Që në orët e mesditës së sotme do të kemi përmirësim, pais në zonat jugore pasi në zonat jugore do të ketë prezencë të pakët të reshjeve”, tha Osmani. /abcnews.al

mot-me-diell.jpg
ger ta22:04 | 08/03/2020

Pas disa ditëve me shi në Shqipëri do rikthehet sërish dielli. Sipas Shërbimit Metreologjik Ushtarak, pas disa ditëve me shi (të cilat vijojnë lokalisht edhe të Hënë dhe të Martën) përgatituni për disa ditë me diell, ditë të ngrohta në mesditë dhe ditë festive sic është Dita e Verës.

Dita e Hënë do të ketë mot me alternime kthjellime dhe vranësirash me këto të fundit të cilat në momentin e zhvillimit do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe lokale. Në orët e pasdites në relievet malore të qendrës dhe jugut deri në formën e shtrëngatave apo stuhive afatshkurtra.

Duke filluar nga dita e Martë priten akoma më shumë orë me diell edhe pse nuk do të mungojnë vranësirat mesatare dhe hera herës deri të dendura. Do të ketë edhe reshje shiu të herëpashrshme por lokale dhe në formë pikash. Më tej nga dita e Mërkurë deri të Premten (si dhe të Shtunë deri në orët e drekës) pritet që moti të jetë i kthjellët në të gjithë territorin me vranësira të pakta kalimtare. Për tu theksuar vetëm janë temperaturat (sidomos të ditës së Enjte dhe asasj të Premte) ku vlerat e mesditës do të na rikthejnë ndjesinë e ditëve të verës!

1558331544_MOTI.jpg
in a07:21 | 07/03/2020

E shtuna e 7 marsit, do të shoqërohet nga një mot i paqëndrueshëm.

Territori shqiptar sipas MeteoAlb, do të përfshihet me vranësira të shumta dhe reshje me intensitet mesatar.

Ndërkohë, në zonat e thella malore pritet të ketë shfaqje të pakët të reshjeve të dëborës.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat nga 0°C deri në 15°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar  dallgëzimi 4 ballë.


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono