Mbrëmje ne ABC

spiro-1.jpg
ger ta19:29 | 27/02/2020

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e ftuar në “Mbrëmjen në Abc” me Mirela Milorin ka komentuar tubimin e 2 marsit të thirrur nga Presidenti Ilir Meta.

Spiropali u shpreh se një protestë të tillë mund ta bëjë Nard Ndoka dhe Dashamir Shehi, por kreu i Shtetit është votuar për të qenë mbi palët.

Sipas saj, kjo është një protestë politike dhe se Meta po shkel Kushtetutën.

“Kjo nuk është politikë. Presidenti i cili është garanti i unitetit të popullit merr përsipër të organizojë një protesë që mund ta bënte edhe Nard Ndoka me Dash Shehin. Atë protestë mund ta bënte çdo lider i një partie të vogël. Por presidenti që i kemi dhënë votën për të qenë mbi palët, bëhet palë kaq hapur. Të tentojë ti marrë vendin Nard Ndokës apo edhe Lulzim  Bashës.Të gjita këto janë alibi për të organizuar një protestë politike. Në asnjë vend të botës nuk mund të kesh Presidentin që të organizojë një protestë kundër qeverisë. Ai po shkel Kushtetutën. Nuk mund ne të pranojmë që yë ke mi një presidnet të tillë”, u shpre ajo.

E pyetur se çfarë do të bëjë maxhoranca me procedurat për shkarkimin e Metës, Spiropali u përgjigj: “Ne do vazhdojmë me prodecura, komisioni është i ngritur. Do sjellë dosjen në seancë plenare dhe me votë do shohim si do shkojë puna e Ilir Metës”.

/abcnews.al

pipero.jpg
ger ta20:49 | 25/02/2020

Pëllumb Pipero, mjeku infeksionist ishte i ftuar në “Mbrëmje në Abc” me Mirela Milorin për të folur mbi situatën e krijuar nga koronavirusi.

Mes të tjerash mjeku është ndalur tek shenjat e para që shfaqen tek një person i prekur. Sipas tij që në gjenezë koronavirusi ka vështirësinë në frymëmarrje.

“Ky e ka që në gjenezë vështirësinë në frymëmarrje. Personi merr frymë shumë shpejt. Ky person çfarë duhet të bëjë? Duhet të vendosë një maskë në fytyrë, të marrë ne telefon urgjencën dhe tu thotë sot më kanë filluar këto shenja. Çfarë dua të nënvizoj, të mos vrapojë te taksia, i vete spitali në shtëpi. Çdo person që vjen nga një zonë me numër të madh rastesh dhe bënë këto shenja. Duhet ta përmendë faktin që vjen nga një zonë e prekur. Personeli duhet të jetë i veshur. Nga ky moment që mjeku vete atje, fillon ajo që quhet koncepri i karantinës. Për karantinë mund të përshtatet çdo vend për mendimin tim”, tha Pipero.

I pyetur nga gazetarja nëse si do të veprohet ku rreziku është shumë pranë për të pattur raste edhe në Shqipëri, mjeku u shpreh se masat janë marrë për fazëne parë.

“Virusi në Itali ka qenë 2-3 javë më parë. Në këtë aspekt dua të them se anjë vend pavarësisht masave nuk është tërësisht i sigurt qe e ka blolkuar. Mund të ketë ndodhur që një person mund të jetë prekur dhe mund të ketë ardhur më përpara në Shqipëri. Askush nuk mund të thotë që kemi dhe nuk kemi. I kemi të gjitha kapacitet e para për të përballuar rastet e para. Unë mendoj se rastet e para do të mbahet tek ne te infektivi.

Periudha më e rëndësishme është ajo e inkubacionit kur askush nga ne nuk e di. Nëse ne hasim rastin e parë janë marrë masat që ai të mos infektojë të tjerë”, u shpreh mjeku. /abcnews.al

bino-silva.jpg
ger ta22:54 | 24/02/2020

Silva Bino ishte e ftuar në “Mbremje në Abc” me Mirela Milorin për të folur për koronavirusin, në një kohë kur rreziku është shumë pranë Shqipërinë.

Mes të tjerash Bino u shpreh se fëmijët rezultojnë më pak të rrezikuarit.

Po ashtu specialistja u shpreh se shenjat e koronavisut janë të ngjashme me ato të një gripi, por ajo që e dallon është historia epidemiologjike, pra udhëtimet në vendet e prekura.

E pyetur nga moderatorja se ka informacione se koronavisuri ka ardhur në Shqipëri por më i dobët se në Itali, ajo u përgjigj: “Absolutisht jo, ajo që çfarë ne zbulojnë në laborator janë për tre gjenet e këtij koronavirusi. A është në Itali më i fortë se i Kinës këto kërkojnë studime. Nuk ka asnjë të dhënë, këto janë zëra që nuk e di nga dalin”.

Pjesë nga intervista:

Mirela Milori: Cfarë është koronavirusi, pse fëmijët janë të parrezikuar. Ai pacienti zero, çfarë është dhe si duhet të mbrohemi?

Silva Bino: Janë viruse që infektojnë kafshët kryesisht dhe shpesh kapërcejnë nga kafshët te njeriu. Gjatë këtyre janë evidentuar dy  koronavirus dhe ky është i treti. Një ishte Sars, dhe Mers koronavirus. I pari u evidentua në Kinë dhe burimi ishte një mace e egër dhe pati transmetim nga njeriu te njeriu. Pse kapërcen nga kafshët, kjo ndodh në vende që marrëdhënia me kafshët është e afërt. E ka emrin koronavirus se në sipërfaqen e tij ka disa struktura si kurorë mbretërore. Është një virus që shkakton infeksione të rrugëve të frymëmarrjes. Mersi ka edhe një element të rëndësishëm që është prekja e veshkave. Mendohet që edher koronavirus ka një prekje të veshkave. E rëndësihme është se 98% e njerëzve shërohen. Fëmijët nuk preken deri tani. Deri tani nuk ka pasur as identifikime as siptoma te fëmijët. Kurse mosha e tretë preket se ka probleme të sistemit të frymëmarrjes, preken ata që kanë një sëmundje bashkëshoqëruese. Njerëzit që vuajnë nga zemra dhe mushkëritë duhet të jenë të kujdesshëm ndaj këtij virusi që nuk ka as vaksinë.

Mirela Milori: Rrezikojnë të gjithë njerëzit që e kanë virusin, apo mund të jesh mbartës?

Silva Bino: Mund të jesh me virus dhe nuk ke asnjë shenjë. Ne akoma nuk e dimë që në cilën peridudhë që ti mund të jesh asiptomatik dhe ti e përçon virusin, pra kur nuk ke shenja. Mund të jesh me virusin dhe nuk ke asnjë shenjë. Këto janë masa shumë të rëndësishme që mund të masësh temperaturën, mund edhe të mos e mashës. Por ajo që është e e rëndësishme për ne është identifikimi i gjithëkujt.

Mirela Milori: Një njeri që mendon se ka grip, cfarë shenje mund të ketë që ta cojë te koronavirusi?

Silva Bino: Nuk ngjajnë kaq shumë. Ajo që thuhet është se perosnat që kanë koronavirus nuk kanë atë rrufën, por edhe një person që ka grip mund të mos ketë rrufë. Ajo që na dallon ne është historia epidemiologjike, pra qëndrimi në ato vende ku ka transmetim komunitar, nga njeriu te njeriu. Sepse nëse flaism për Francën, Gjermani apo Britani nuk kemi transmetim komunitar. Kemi në Itali, në ato zona.

Mirela Milori: Masat që po merren tani, janë matja e temperaturës?

Silva Bino: Masat e kontrollit në aeroporte apo pika kufitare. Në këto zona, po mbahet edhe një regjistër i vecantë. Masat e gjurmimit, kontrollit të infeksioneve, aktivizimi i planeve të emergjencës në spitale. Masat e rregullave të karantinë, vetëkarantinës.

Mirela Milori: Nëse një person ka frikë mund ta kapë edhe paniku dhe merr urgjencën dhe i thotë dua të ekzaminohem. Tani cfarë shenjash duhet të ketë?

Silva Bino: Nëse ky person ka një lidhje epidemiologjike, nëse vjen nga zona e Venetos ne do ta monitorojmë dhe mund ta testojmë.

Mirela Milori: Cilat janë edhe njëherë siptomat?

Silva Bino: Janë siptomat e gripit. Dhe lidhja që e bën me të tjerat janë historitë epidiemiologjike, udhëtimi, qendrimi. Aktualisht jemi edhe në një periudhë gripi. Shumë raste që kanë ardhur dolën me grip. Qoftë edhe për gripin, kur ka vështirësi në frymëmarrje nuk duhet ta neglizhojë kontaktin me mjekun. Dhe saktësia e shprehjes së çdo personi në lidhje me udhëtimet dhe kontaktet e tij.

Mirela Milori: Ju thoni që është një grip, thonë që mund të ketë edhe gripe të tjera më të rënda, por mund të kenë vaksinë?

Silva Bino: Absolutisht gripi ka shkaktuar shumë më tepër viktima se koronavirusi në Itali, por ka një ndjeshmëri më të lartë se është një virus i ri. Problemi është se pjesa më e madhe kanë forma tepër të lehta. Nuk është që të shkosh patjetër me vrap në urgjenca.

Mirela Milori: Njerzit kanë blerë maska, dizifektantët e duarve…

Silva Bino: Unë e kuptoj, nuk kanë pse të blejnë maska. Duart të lahen ne ujë dhe sapun, të fërkohen mirë dhe ky është elementi më i rëndësishëm.

Mirela Milori: Të mos takohemi me njerëzit se jemi edhe mesdhetarë…

Silva Bino: Të mos përqafohemi kaq shumë. Unë e kuptoj që njerëzit nuk kanë besim edhe te masat e thjeshta. Ne nuk kemi vaksinë për momentin.

Mirela Milori: Ky është një virus që shkakton edhe vdekjen?

Silva Bino: Në 2% të rasteve

Mirela Milori: Një inforacion në thotë që kemi koronavirus, por është më i dobët.

Silva Bino: Absolutisht jo, ajo që cfarë ne zbulojnë në laborator janë për tre gjenet e këtij koronavirusi. A është në Itali më i fortë se i Kinës këto kërkojnë studime. Nuk ka asnjë të dhënë, këto janë zëra që nuk e di nga dalin.

/abcnews.al

 

silva-bino.jpg
ger ta22:21 | 24/02/2020

Silva Bino, specialiste e ISHP ishte e ftuar në “Mbrëmje në Abc” me Mirela Milorin për të dhënë më shumë detaje rreth situatës së shkaktuar nga koronavirusi.

Mes të tjerash Bino u ndal edhe tek lajmi i përfolusr së fundmi se në spitalin e Kavajës do të ndërtohet karantina.

Lidhur me këtë Bino tha se në Shqipëri nuk do ndërtohen spitale të dedikuara për shkak se ende nuk kemi një rast të konfirmuar.

Pjesë nga intervista:

Silva Bino: Italia ka marrë disa masa të rëndësishme që na mbron të gjithëve ka vendosur një sistem karantine në Lombardi dhe në këtë mënyrë ka marrë një masë të rëndësishme edhe për neve. Ne kemi marrë masa të tjera më të fuqishme, sic është përforcimi i evidentimin në Rinas, në porte të qytetarëve që vijnë në këto zona. Në mënyrë që asnjë rast të mos humbet dhe të kapet sa më shpejt

Mirela Milori: U fol për karantinë në Kavajë, po e ndërtoni këtë karantinë?

Silva Bino: Ne nuk ndërtojmë spitale të dedikura për monentin. Jemi vend që nuk kemi raste, por duhet të mendojmë. Njerëzit e kanë marrë sikur po ndërtojmë një karantinë për murtajën. Sot është koncepti i izolimit. Ka karantine dhe vetëkarantinë, ka edhe karantinë vullnetare. Ju e keni parë që gjithnjë gjatë mbledhjeve të task forcës është diskutuar në mënyrësn se si do të funksionojë.  Karantina moderne mund të jetë edhe në një pallat, ku është evidentuar dikush dhe ne do vendosim masa për evidentim, vendoset shiriti. Durrësi, Kavaja dhe Tirana janë qytete që kanë lidhje me Italinë. Janë disa plane dhe duhet të zbatohen.

Mirela Milori: Ka zëra që po e bëni karantinën se ju e keni rastet?

Silva Bino: Unë nuk jam një person që gënjej. Njerëzit mund të kenë shkruar shumë sot edhe për arsye plitike. Unë kam punuar dhe gjatë pandemisë në vitin 2009, që ishte pak a shumëe njëjta situatë.

/abcnews.al

bylop-1280x652.jpg
in a20:06 | 13/02/2020

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi në studion e “ABC News” u shpreh se propozimi i PD për qeverinë kujdestare synon të sjellë një rol të ri në Policinë e Shtetit. Sipas tij është me rëndësi që komisionerët të mos e cënojnë zgjedhësin, ndërsa theksoi se ligj “Anti KÇK” i jep mundësi policisë që për 6 muaj rresht ti hyjë në shtëpi çdo shqiptari dhe ti bëjë presion.

“Kjo që ne propozojmë ka të bëjë me rolin e Policisë së Shtetit në procesin zgjedhor. Propozojme rol të ri të Policisë së Shtetit, të rrisim masat që komisionerët të mos e cënojnë zgjedhësin”, tha Bylykbashi.

Si e ndaloni blerjen e votës tek i varfëri?

Bylykbashi: Askush nuk pretendon që një fenomen të tillë kriminal ta ç’rrënjosë. Në po flasim për ta goditur. Policia gjyqësore dhe Prokurori mund të ndërhyjnë menjëherë sa po ta zbulojnë.

Gjatë bisedës në studio ish-deputeti i PD, sa i përket vlerësimeve të ndërkombëtarëve për ligjin “Anti KÇK” nuk u shpreh pozitiv duke mos i pranuar qëndrimet e tyre,ndërsa theksoi se me paketën “Anti KÇK” shqiptarët do të jenë të vëzhguar si në kohën e sigurimit të shetit.

“Ligj “Anti KÇK” i jep mundësi policisë që për 6 muaj rresht ti hyjë në shtëpi çdo shqiptari dhe ti bëjë presion. Shqiptarët do të jenë të survejuar si në kohën e sigurimit të shtetit. Ky ligj nxjerr nga loja Prokurorinë dhe Gjykatën. Gjykata Kushtetuese është në një shkelje brutale të Kushtetutës dhe të Drejtave të Njeriut”, u shpreh ish-deputeti i PD.

Komisioni i Venecias i pritur në mënyrë spektakolare nga Presidenti Meta dhe ardhja shumë shpesh në Shqipëri?

Bylykbashi: Kemi ligje që po trondosin themelin e së drejtës dhe shtetit shqiptar. Në më pak se dy vjet kemi 6 kërkesa nga Komisioni i Venecias. Këtij vendi i mungon gardiani i Kushtetutës që është Gjykata Kushtetuese dhe mungesa e saj ka bërë gjykatë Komisionin e Venecias dhe ky është një turp./abcnews.al

bylykbashi.jpg
in a19:33 | 13/02/2020

I ftuar në “Mbrëmje në Abc” me Mirela Milorin, ish-deputeti i partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka folur për propozimin e bërë nga PD për krijimin e një qeverie kujdestare.

Ai u shpreh se qëllimi i një qeverie kur vijnë zgjedhjet është të garantojë neutralitet, ndërsa theksoi se të gjithë qytetarët të kenë mundësi të votojnë partitë që duan.

“Duhet qeveri me integritet moral që të respektojë të drejtat. Rama është gati të shkelë çdo lloj statdardi që të qëndrojë kryeministër. Synohet mbajtja nën kontroll e Policisë së Shtetit, mos guxojë policia të bëjë as militantin as mburojën për kriminelët që mbledhin vota.  Ky propozim trajton vetëm këtë pjesë, qasja është më globale. Kemi presion mbi zgjedhësit në administratën publike, pra punonjësit e administratës (zgjedhësit) nuk duhet të kërcënohen. Kërkojmë një qeveri kujdestare që të garantojnë neutralitetin”, tha Bylykbashi.

Më tej ai theksoi se propozimi do të jetë derisa Shqipëria të hyjë në BE, dhe në këtë periudhë tranzitore të ketë qeveri kujdestare.

“Pavarësisht ngjyrave politike qeveria është kujdestare 100 ditë para zgjedhjeve. Çështja është kriteri moral. Parimi mbi të cilën kjo lloj qeveri dhe objektivi që ka: neutraliteti në zbatim të ligjit dhe qeveria të mos prishë procesin zgjedhor duke ushtruar presion”, u shpreh ai.

PS ka reaguar duke u shprehur se nuk ekziston mundësia për krijimin e një qeverie tranzitore?

Bylykbashi: Nuk prisja tjetër reagim. Këtë duhet t’ja lëmë procesit politik.

A do të ketë rezultat pozitiv?

Bylykbashi: Kemi mundësinë të bëjmë një qeveri kujdestare që në 300 ditë garanton zgjedhjet dhe  më pas i hapet loja politikës. Propozimi ynë ishte i qartë.

Besoni që PS mund ta pranojë deri në fund?

Bylykbashi: Nuk meremi me spekulime  e themi shumë thejshtë që një minsittër i brendhëm i qeverisë kujdestare ndryshon drejtoein e policisë.

Ka takime joformale që nuk i njeh publiku?

Bylykbashi: Jo nuk ka.

Sa i i përket qëndrimit të ndërkombëtarëve Bylykbashi u shpreh se për sa kohë që propozimet janë në standardin e BE edhe ndërkombëtarët  duhet ta mbështesin./abcnews.al

dadshamir-shehi-1.jpg
nev ila21:21 | 06/02/2020

Mënyra e re e komunikimit me qytetarët nga liderët politik shqiptarë ka tërhequr jo pak vëmendje. Gjatë pasdites së sotme kreu i Partisë Demokratike ka nisur një fushatë komunikimi me qytetarët. Për të folur në lidhje me këtë por jo vetëm, i ftuar në “Mbrëmje ABC” përballë gazetares Mirela Milori ishte i ftuar kreu i LZHK Dashamir Shehi.

Pjesë nga biseda në studio:

Mirela Milori: Si e shihni zgjedhjen e Z. Basha për të komunikuar me qytetarët live nga FB?

Dashamir Shehi:Është një metodë e re, është një nga mjetet që i ofron koha, teknologjia, bashkë me ndryshimin e teknologjisë ka ndryshuar edhe opinioni gjithsesi e gjykoj se ka bërë mirë. Është një armë më shumë në komunikimin me njerëzit, aq më tepër një opozitë si e jona që nuk është në parlament.

Mirela Milori: A mendoni se e djathta ka ardhur në një pikë që duhet të merret me substancën, pra që e djathta ka nevojë për një riorganizim të vetvetes, të bëjë disa bilance të saj?

Dashamir Shehi:Po patjetër, jo vetëm që ka ardhur por ky moment ka kaluar. Duhet të ishte një debat që duhej hapur me vite përpara. Ne nuk mund të bëjmë si Edi Rama që tregon vetëm histori suksesi, se çka bërë këto 7 vjet.

Ne duhet të shohim realitetin ku ndodhemi, në 30 vjet të ekzistencës së të djathtës shqiptare. E djathta shqiptare e para 30 vjetëve nuk ka asnjë lidhje me të djathtën aktuale.

Ne duhet të reflektojmë mbi këtë lloj situatë dhe të adaptojmë një të djathtë që është reale. 30 vjet politika shqiptare ka funksionuar sipas zgjedhjeve, votave, dhe nuk është pyetur kurrë është e majtë, apo është e djathtë, mjaftonte kush i sillte votat.

Mendoj që ne sot operojmë në dy rrafshe kryesore, në një opozitë të madhe që është kundër rilindjes dhe Edi ramës dhe e djathta shqiptare në dimensionin e vet natyral, që mund të jetë ndoshta më pak se votat që Partia Demokratike merr por në qoftë se duam të ndërtojmë esencën e një të djathte duhet të merremi me atë çfarë merret e djathta edhe në Evropë.

Mirela Milori: A mendoni se ka ardhur momenti të krijohet në grupin opozitar një koalicion apo një bashkim partish apo një qendër e djathtë?

Dashamir Shehi: Për situatën në të cilën ndodhemi unë maksimalisht do të ndërtoja opozitën më të madhe që është kundër Edi Ramës. Pra të gjithë ata që janë kundër Edi Ramës, grupit të tij dhe kundër këtij regjimi, gjykoj që është aleat potencial i kësaj opozite, i majtë apo i djathtë qoftë. Këta janë njerëzit tanë. Nuk duhet të bëjmë diference, nëse i themi “ky është me ne, ky s’është i yni” do të kemi tkurrje të bllokut opozitar. Kemi nevojë të mbarojmë këtë punë me ata që kemi kundërshtar dhe ti hapim rrugë një shteti të ri  ndryshe./abcnews.al

dashamir-shehi11.jpg
ger ta20:56 | 06/02/2020

I ftuar në “Mbremje në Abc” me Mirela Milorin, kreu i LZHK,  Dashamir Shehi e ka cilësuar si propagandë nismën “anti-KÇK”.

Shehi nuk hezitoi të thotë se se kjo nismë mund të përdoret edhe për një detaj të frikshëm. Sipas tij, Rama po u jep një sinjal grupeve kriminale.

“Mund të përdoret edhe për një gjë tjetër që është e frikshme. Ky po i lëshon një sinjal grupeve. Ju që do bashkëpunoni do ju mbrojmë. Ata nuk po i nënshtrohen ndonjë drejtësie të re. Ata po i nënshtrohen një trupe policie, zhurma është e madhe , puna është e vogël. Ç’është ky ligj që bëhet për dy ditë”, tha ai.

I pyetur më tej nëse është në gjendje opozita të largojë Ramën këtë vit, aleati i Bashës tha se opozita do të bëjë të pamundurën për zgjedhje të parakohshme.

Pjesë nga intervista në studio:

Milori: Tryeza jashtë Parlamentit, mendoni se do të ketë një produkt afatgjatë dhe korrekt?

Shehi: Unë shpresoj që kjo lloj reforme të shërbejë mininalisht për të bërë një palë zgjedhje të rregullta. Ky nuk është fundi se defektet janë aq të shumta. Kjo është një ndërhyrje specifike emergjente. Kjo lloj tryeze ka zëvendësuar atë lloj Parlamenti, ky është suksesi ynë opozitar. Unë kam një lloj optimizmi, por edhe më vjen keq që e them, nga trishtimi që ka masa e madhe nga kjo keqqeverisje. Megjithatë në këtë pikë që kemi mbërritur do jetë shumë e rëndësishme që ky grup të largohet.

Milori: Nëse nuk ndryshon sistemi dhe Basha ndryshon listat, mendoni se do jeni në listat e Bashës?

Shehi: Ne mendojmë se do jemi se jemi dikushi që kemi kontribuar. Nuk është kjo që më shqetëson. Unë dua të bëjnë një sistem të mirë për shqiptarët. Në fakt për partitë e vogla ky është sistemi më i mirë nga të gjithë.

Milori: Vala e paketës “anti-KÇK”, si ju duket?

Shehi: Ta shikojmë njëherë nëse është aksion apo jo. Zhurma është bërë e madhe, siç i bën Rama punët e veta, pastaj vjen puna që nuk ndodh asgjë. Tani unë po ju them shqiptarëve, nuk kam asgjë me atë OFL. Unë gjykoj që nuk është ko rruga, kjo është rruga e propagandës. Ky që mburret dhe ankohet, ka 7 vjet që thotë nuk më lënë të punoj. Kur do punojë ky? Tani na del që 7 muaj para zgjdhjeve ky i bën të gjitha. E megjithatë unë po i jap mirëbesimin. Po t’i japim kohën të tregoj që këto që janë vënë kanë ndërmend të merren me krimin. Edi Rama duhet të jetë subjekt dhe i trembur bashkë me deputetë nga këta që po hetojnë krimin

Milori: Parimi ligji i antimafias, ndiq paranë…

Shehi: Ligjin e anti-mafia e kemi pasur.

Milori: E shikoni një lloj amnistie, se nga “anti-KÇK” mund të dalin 40 familje. Këta që i dorëzojnë, e shikon që mund të përdoret edhe si amnisti?

Shehi: Mund të përdoret edhe për një gjë tjetër që është e frikshme. Ky po i lëshon një sinjal grupeve. ju që do bashkëpunoni do ju mbrojmë. Ata nuk po i nënshtrohen ndonjë drejtësie të re. Ata po i nënshtrohen një trupe policie, zhurma është e madhe , puna është e vogël. Ç’është ky ligj që bëhet për dy ditë. Një certifikatë për spërkatje do dy muaj. Sajuan një mënyrë se si do betohen gjykatësit, nga eksperienca negative që ndodhi. Sepse ishte një histori që e sajuan vetë.

Milori: E keni ndjekur Parlamentin?

Shehi: Më vjen turp.

Milori: Mbaron Rama, vjen Hajdari, ikën Hajdari dhe vjen Rama. Si ju duken?

Shehi: Kjo më duket një estradë. Kam parë që edhe ajo zonja Hajdari ka filluar të thotë ca të vëreteta tani. E kanë kuptuar se jo se jemi ne burrat e mirë që ikën, por me zotërinë përballë nuk mund të bashkëpunosh. Ne po presim që kjo KCK ndoshta do e bëjë ndonjë punë, por s’ka për të bërë asnjë punë. Ne kemi dyshimin se kjo nuk është formula. Që ditën e parë ndodhën situata qesharake. Realiteti është ky që bota e krimit ka kapluar një pjesë të shoqërisë shqiptare. Unë kam frikë që këtu është një skenë pastrimi, që bankat bëjnë sikur se dinë. Është qeveria që mbyll të dy sytë. Vetë zoti Rama mendon se e gjithë bota është kështu. Një pjesë e fshatarëve nuk duan të mbjellin më qepë. Një pjesë e rinisë është burgjeve. 24 vetë u arrestuan sot jashtë, ishin shqiptarë. Më duket si gjetje. Ky ka 7 vjet dhe krimi është bërë 7 herë më i lartë, droga është mbjellë 7 herë më shumë, admiistrata 7 herë më e korrutuar dhe pas 7 vjetëve do tu mbushë mendjen shqiptarëve sikur botë që keni jetuar është shumë e bukur. Këto që ndodhin janë vetëm në mendje të opozitës. Se ky po mundohet të na fusë në Europë. Sot mbajti një fjalim sikur europa ishte në tmerr, sikur ne jemi mirë

Milori: Opozita e rrëzon Ramën këtë vit, apo do shkojnë në 2021?

Shehi: Unë mendoj se do bëj ç’mos që zgjedhjet të bëhen në mënyrë të parakohshme.

/abcnews.al

e-gjonaj.jpg
ger ta20:59 | 03/02/2020

Të enjten e kaluar në media u raportua për një “sherr’, në parlament mes kryeministrit Edi Rama dhe dy ministreve të tij, Etilda Gjonaj dhe Elva Margariti.

Në pamjet që qarkulluan, shihet teksa Rama debaton me anëtaret e kabinetit, dhe duket se nuk është aspak i qetë.

E ftuar në “Mbrëmje në Abc”, gazetarja Mirela Milori, e pyeti ministren e drejtësisë, për atë se çfarë kishte ndodhur në Kuvend lidhur me këtë, Gjonaj u shpreh se zhvilluan një bisedë normale.

“Jo nuk kishte asnjë lloj karakteri të tillë biseda që ne zhvilluam. Ndonjëherë ne harrojmë që jemi përballë kamerave, por ishte një diskutim normal”, tha ministrja.

E pyetur se si sillet Rama në mbledhjet me dyer të mbyllura, ministrja tha:

“Unë do të doja të thoja në lidhje me eksperiencën time, kërkon dhe ka pritshmëri ta larta, por nga ana tjetër është një njeri që të dëgjon dhe të respekton për mendimet që ke”./abcnews.al

gjonaj-ministrja.jpg
ger ta20:45 | 03/02/2020

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e ftuar në “Mbrëmje në ABC”, me Mirela Milorin, ndër të tjera u ndal tek ligji “Anti-KÇK”. Sipas saj ky akt normativ do të rrisë presionin për luftën kundër krimit të organizuar përmes masave konkrete

Paketa si një akt normativ, vjen si një angazhim për ta çuar në një nivel më të lartë luftën kundër krimit të organizuar. Ky akt normativ, si një vullnet i qeverisë, do të rrisë presionin për luftën kundër krimit të organizuar përmes masave konkrete. Sjell për herë të parë edhe masa personale. Masat që do të merren janë , masa parandaluese pasurore dhe me karakter ekonomik’, tha ajo.

E pyetur nëse ky ligj po ndërhyn në punën e SPAK, që duhet të jetë e pavarur, ministrja u shpreh se roli i policisë në këtë rast është parandalues.

Nuk ka anajë mbivendosje me vepimtarinë që ka SPAK-u, policia ka vetëm masat parandaluese. Këtu do jetë ajo që do veprojë policia. Nuk ka lidhje me rastet kur ka një proces penal. Nuk mbivenoset në asnjë moment karakteri i kompetenës së SPAK me veprimtarinë paraprake, parandaluese që do ketë policia. Nuk ka lidhje me veprintarinë e SPAK. Edhe ligji parashikon që vetëm për zbatimin e këtyre masave janë parandaluese. Lidhet me vetëm fakltin e parandalimit. Gjyqësori është tërësisht i pavarur, këto struktura do të ndihmojnë SPAK të dëgojë informojë. Sot dëgjuam rastin e parë, jam e bindur se edhe strukturat e ngritura në polici do të kenë mundësi të veprojnë”, deklaroi ministrja.

Më tej Milori, e pyeti ministren nëse do të ketë goditje të fortë së fundmi, por lidhur me këtë Gjonaj u tregua e rezervuar, por nuk e përjaSHton një gjë të tillë.

Çfarë lidhet me përgjegjësinë ministrit të Drejtësië me ekstradimet është një aspekt tjetër. Është dhënë edhe sot në deklarata ku do të ketë goditje të përqendruara. Vetë ligji i parashikon të dyja subjektet edhe ata jashtë edhe ata që e shtrijnë aktivitetin këtu brenda”, tha ajo./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono