Kategoria Superiore/ Kukësi e Skënderbeu “përplasen” në Tiranë, Egnatia e Vllaznia kërkojnë fitore në transfertë

schedule10:36 - 28 Nëntor, 2023

schedule 10:36 - 28 Nëntor, 2023

Pas përfundimit të dy sfidave të para të javës së 14-të të Kategorisë Superirore, këtë të mërkurë do të zhvillohen edhe 3 përballjet e fundit, të kësaj jave kalendarike të sezonit, ku padyshim pritet spektakël dhe përballjet të luftuara, nga të gjitha ekipet.

Kështu, në orën 13:30, “verilindorët” e Kukësit do të zbarkojnë në Tiranë, aty ku në “Arenën e Demave” do të presin “korçarët” e Skënderbeut. Djemtë e Stavri Nicës vijnë nga një formë relativisht negative, teksa në 5 ndeshjet e fundit kanë regjistruar 2 fitore, 2 humbje e 1 barazim e në krahun tjetër, “ujqërit” e Skënderbeut kanë arritur marrin vetëm 1 fitore, në 5 ndeshje, duke regjistruar 2 humbje e 2 barazime, pra mund të themi të pritet të jetë një përballje tejet e ekuilibruar mes këtyre të dyjave.

Në përballjen tjetër të orës 13:30, Egnatia, ende në “zi” pas ndarjes nga jeta, të “bomberit” ganez, Raphael Dëamena do të udhëtojë drejt Laçit, aty ku i presin “bardhezinjtë” e Mirel Josës. “Rrogozhinasit” do të kërkojnë fitoren e radhës në kampionat, për të krijuar kështu një shkëputje prej 2 pikësh, ndaj “Demave të Kuq” të Partizanit, e në krahun tjetër, “bardhezinjtë” kërkojnë fitoren për të hyrë sërish me 4 më të mirave, objektiv, i cili duket të jetë kryesori për “kurbinasit”.

Ndërkaq, sfida përmbyllëse dhe padyshim më e luftuara e kësaj jave pritet të jetë përballja e “zonës së ftohtë” të Kategorisë, mes “kuqebluve” të Vllaznisë dhe “durrsakëve” të Teutës, ku si tekniku Qatip Osmani edhe Edi Martini do të kërkojnë vetëm 3 pikët, për të nisur dalëngadalë shkëputje nga fundi i tabelës. /i.m /abcnews.al