Përveç Abissnet Superiore që zbret në fushën e blerët ditën e sotme me 3 sfidat e saj, edhe Kategoria e Parë do të ketë të njëjtin program, teksa do të luajë 2 sfidat e javës 22-të të saj.
Në orën 14:00 Korabi do të presë skuadrën e Pogradecit, në një sfidë ku skuadra e Peshkopisë do të kërkojë të afrohet akoma më shume me dy skuadrat e vendit të parë, ndërsa nga krahu tjetër pogradecarët do të tentojnë 3 pikët për të shpresuar deri në fund te mbijetesa në Kategorinë e parë.
Po në të njëjtën orë do të luhet edhe përballja mes Maliqit i cili gjithashtu pret në shtëpinë e tij skuadrën e Tomorit. Një sfidë interesante mes dy skuadrave ku skuadra nga Maliqi kërkon pikët e mbijetesës, ndërsa beratasit kërkojnë të pozicionohen në vendin e 5-të në tabelën e klasifikimit. /f.a/abcnews.al