Kategoria e Parë/ Rrogat problem, lojtarët marrin vendimin ekstrem

schedule17:07 - 15 Shtator, 2020

schedule 17:07 - 15 Shtator, 2020

Sezoni i fundit ishte për t’u harruar për Luftëtarin. Skuadra gjirokastrite ra nga Kategoria Superiore dhe tani do të garojë në të Parën. Tifozët presin rikthimin e menjëhershëm, por situata është shumë e vështirë.

Shumë borxhe të papaguara, gjyqe të humbura dhe lojtarë që nuk kanë duruar më. Drejtuesit e klubit janë “zhdukur, trajneri Marco Jovanovic është larguar drejt Serbisë (pretendon se ka një problem familjar) dhe lojtarët kanë zgjedhur bojkotin.

Panorama Sport raporton se lojtarët nuk janë stërvitur ditën e sotme. Të dy seancat e ditës nuk janë zhvilluar. Vendim unanim i të gjithë lojtarë të bluzinjve, të cilët nuk shohin asnjë reagim në lidhje me rrogat që duhen paguar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!