Kategoria e Parë do të luajë ditën e sotme 5 sfidat e javës së 4-të të saj, teksa në fusha e lojës ka rezervuar përballje interesante.
Gjithçka nis në orën 12:30 kur Flamurtari do të matë forcat me Besën e Kavajës. Ndeshjet e tjera do të nisin në orën 15:00.
Në kalendarë janë Apolonia-Lushnja që cilësohet si derbi. Takime të tjera në program për sot janë edhe Besëlidhja-Tërbuni, Korabi-Turbina dhe Luzi-Skënderbeu.
/f.a/abcnews.al