Kategoria e Parë/ Kastrioti nuk ia dal as ndaj Lushnjes, “Krutanët” e mbyllin në “paqe” sfidën në Fushë-Krujë

schedule17:58 - 11 Shkurt, 2024

schedule 17:58 - 11 Shkurt, 2024

Pritej të ishte ndër pretendentët për t’u rikthyer në elitën e futbollit, në vendin tonë, mirëpo “Krutanët” e Kastriotit po zhgënjejnë ndeshje pas ndeshje, teksa mesditën e kësaj të diele, nuk kanë shkuar më shumë se barazimi, 1 me 1, në “shtëpinë” e tyre, ndaj skuadrës së Lushnjes, duke vijuar krizën e thellë.

Ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh teksa në minutën e 28 realizoi Preknicaj. Në fraksionin e dytë për krutanët barazoi Kapllani në minutën e 54. Pas këtij momenti, ndeshja nuk prodhoi më gola dhe 90 minutat u mbyllën në barazimin 1-1.

Falë këtij rezultati, Kastrioti mbetet në vendin e 10-të të renditjes, me 16 pikë, pas 19 javëve të para të kampionatit, ndërsa skuadra e Lushnjes mbetet në vendin e 7-të të tabelës, me 23 pikë dhe mbetet pranë zonës së “play-off”, për ngjitjen në elitë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!