Kategoria e Parë/ Fitorja tenistike shpëton Elbasanin, Iliria bie në të Dytën

schedule19:24 - 29 Korrik, 2020

schedule 19:24 - 29 Korrik, 2020

Janë mbyllur ndeshjet “play-out” të Kategorisë së Parë dhe janë mësuar skuadrat që do të garojnë në Kategorinë e Dytë sezonin e ardhshëm dhe ata që do të garojnë në “play-out”.

Kategoria e Parë, grupi A
EGNATIA-BURRELI 1-0
(Dimo 58′)
TËRBUNI-DINAMO 0-3 (në tavolinë)

Në grupi A Egnatia mposhti 1-0 ekipin e Burrelit në një sfidë që nuk kishte vlerë, ndërsa Dinamo mori trepikëshin në tavolinë përballë Tërbunit të përjashtuar. Ekipi pukjan dhe Shkumbini do të luajnë sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Dytë, ndërsa Veleçiku do të zhvillojë finalen e “play-out”.

Kategoria e Parë, grupi B
ILIRIA – TURBINA 0-3
(Zdrava 73′, 79′ , Peqini 89′)
DEVOLLI – ORIKU 2-0
(Ivani 11′ , 22′)
SHËNKOLLI – ELBASANI 4-6
(Danaj 44′, 50′, Gega 65′, 90′  / Nuri 22 (p), 40′, 48′, 55′,  Ballgjini 34′)

Në grupin B u luajtën tre ndeshje, që prodhuan 15 gola. Elbasani fitoi 4-6 në fushën e Shënkollit, duke evituar rrëzimin. Fitore arritën edhe Turbina (0-3 në fushën e Ilirisë) dhe Devolli (2-0 ndaj Orikut). Shënkollit dhe Iliria janë ekipet që u rrëzuan në Kategorinë e Dytë, ndërsa Devolli do të luajë në “play-out” me fituesin e çiftit Partizani B-Gramshi. /abcnews.al

 

Renditja në grupin B

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!