Sot janë luajtur tre ndeshje të fazës “play-out” në grupin B të Kategorisë së Parë, në të cilat u shënuan 12 gola. Elbasani nuk ia doli të marrë pikë në transfertën në Cërrik dhe u mposht 3-2 nga Turbina.
Të pesë golat u realizuan në 45 minutat e dyta. Vendasit arritën avantazhin e trefishtë, por verdheblutë reaguan dhe shkurtuan rezultatin me dy golat e Pikut dhe Nurit në minutat e fundit.
Iliria iu fal golit të Gjinit në minutën e fundit për të mposhtur 2-1 në shtëpi Devollin. Triumf edhe për Orikun, që fitoi 1-3 përballë Shënkollit të vendit të fundit, që ka prerë biletën për në Kategorinë e Dytë. /abcnews.al