Finalet në Kategorinë e Parë nuk mbarojnë. Grupi A është mjaft interesant dhe sot Korabi do tentojë të vendosë në presion dy vendet e para, Dinamon dhe Burrelin, që përballen nesër mes tyre. Dibranët e kanë detyrim fitoren në shtëpi me Erzenin.
Ndërkohë Besëlidhje pret Orikun dhe lezhjanët duan të qëndrojnë në hapin e skuadrave të para në renditje. Në grupin llogaritë mbyllen sot dhe spikat Tomori-Besa nga tre duelet që do të luhen. Kavajasit me një fitore mund të parakalojnë Egnatian kryesuese, që është pushim.
Sot nuk luan as Elbasani i vendit të fundit, pasi në program kanë sfidën me Luftëtarin e përjashtuar nga kampionati. Lushnja e ka detyrim triumfin në shtëpi me Turbinën dhe tre pikët do i jepnin kreun për momentin. Interesante është edhe sfida Pogradeci-Flamurtari. /abcnews.al
Kategoria e Parë – Java 8
E shtunë, më 19 dhjetor, ora 13:30
Besëlidhja-Oriku
Korabi-Erzeni
E diel, më 20 dhjetor, ora 13:30
Burreli-Dinamo
Partizani B-Veleçiku
GRUPI B
E shtunë, më 19 dhjetor, ora 13:30
Tomori-Besa
Lushnja-Turbina
Pogradeci-Flamurtari