Kategoria e Parë/ “Dorëzohet” Elbasani, Vora e Burreli fitojnë ndaj Luzit e Besës

schedule17:56 - 2 Tetor, 2023

schedule 17:56 - 2 Tetor, 2023

Bie AF Elbasani, Flamurtari nuk i jep vazhdimësi fitores në Lushnje, Vora në formë, ndërkohë që Burreli shijoi suksesin e parë sezonal në Kategorinë e Parë. Sot u mbyll java e gjashtë në Kategorinë e Parë, me katër ndeshjet e kësaj të hëne që prodhuan 9 gola.

Af Elbasani u mposht 2-1 në Dibër përballë Korabit. Vendasit shënuan dy herë në pjesën e parë me anë të Sokol Mziut dhe Xhevahir Paplekajt. Autogoli i portierit Avernold Qyrani rihapi takimin, por skuadra e Nevil Dedes nuk ia doli të gjente golin e barazimit. Kjo ishte humbja e parë për verdheblutë, që gjithsesi mbeten forcë e dytë me 13 pikë. Tri më pak se Bylisi kryesues. Ndërkohë që Korabi arriti fitoren e dytë, dhe tashmë numëron 8 pikë.

Flamurtari-Apolonia u mbyll në barazim pa gola, ndërkohë që Vora iu fal golit të Eridon Qaradakut në shtesë për të thyer 0-1 Luzin.

Feston më në fund Burreli. Skuadra matjane triumfoi 4-1 kundër Besës së Kavajës. Stana, Farruku, me një dopietë dhe Bubeqi shënuan për vendasit, teksa goli i nderit për verdhezinjtë erdhi nga Shehu. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!