Kategoria e Parë: Dita e Bylisit, nesër beteja Korabi-Erzeni

schedule09:56 - 12 Mars, 2022

schedule 09:56 - 12 Mars, 2022

Kategoria e Parë vijon garimin dhe sot luhen pesë ndeshje të javës së 23-të. Bylisi, që kryeson me pikë të barabarta me Erzenin, përballet me Vorën dhe është i dënuar të fitojë.

Tomori-Tërbuni dhe Besëlidhja-Burreli janë dy nga ndeshjet mjaft interesante të ditës së sotme, që nisin prej orës 14:00. Turbina-Lushnja është një finale për mbijetesën, ndërkohë që luhet edhe Pogradeci-Burreli.

Nesër luhet sfida më e rëndësishme e javës, mes Korabit dhe Erzenit. Dibranët me një fitore mund të rifuten në garë për vendin e dytë, pasi do e çonin në 4 pikë diferencën me shijakasit. Takimet e tjera të kësaj jave janë Besa-Shkumbini dhe Butrinti-Maliqi. / abcnews.al