Kategoria e Parë ka luajtur ditën e sotme 5 sfida mjaft të luftuara, ku Bylisi ka arritur të rimarrë kreun Erzenit, pas fitores që arriti kundër Vorës. Ballshiotët fituan me shifrat 2-1.
Edhe Besëlidhja ka triumfuar po 2-1 përballë Apolonisë. Një fitore shumë e rëndësishme kjo për lezhjanët të cilët në këtë mënyrë i afrohen edhe më shumë zonës së “Play-Of-it”.
3 duele janë mbyllur në barazim, ku në Pogradec vëndasit barazuan 1-1 me Burrelin. Po në barazim është mbyllur edhe takimi mes Tomorit dhe Tërbunit, me skuadrat që nuk kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës.
Nuk ka gola edhe në Cërrik, aty ku Turbina dhe Lushnja barazojnë 0-0. Vendasit arrijnë të çojnë topin në rrjetë në minutat shtesë, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. /f.a/abcnews.al