Kategoria e Parë: Bylisi e mbyll me fitore, Erzeni e Korabi i përgjigjen

schedule15:48 - 23 Dhjetor, 2021

schedule 15:48 - 23 Dhjetor, 2021

Bylisi, Erzeni dhe Korabi nuk janë ndalur dhe e kanë mbyllur vitin me fitore. Ballshiotët likuiduan skuadrën e Besës me rezultatin e pastër 2-0.

Erzeni, edhe pse mendohej se do ta kishte të vështirë me besëlidhjen në transfertë, ka triumfuar me rezultatin 4-0 në Lezhë.

Korabi në shtëpi nuk e fali Tërbunin, pasi triumfoi 2-0. Me të njëjtin rezultatin Burreli mposhti Maliqin e vendit të fundit, ndërsa Turbina mposhti Butrintin në Cërrik 1-0.

Turbina-Butrinti 1-0
Zaimi 83’
Burreli-Maliqi 2-0
Kryemadhi 66’, 87’
Bylisi-Besa 2-0
Emini 64’, Alinani 85’
Korabi-Tërbuni 2-0
Geci 80’, Mziu 82’
Besëlidhja-Erzeni 0-4
Raboshta (pen.) 23’, 87’ Xhebrahimi 44’, Ymeri 50’

/ abcnews.al