Kategoria e Parë/ Bylis “bie” në Burrel, Elbasani dhe Flamurtari barazojnë në transfertë

schedule16:36 - 27 Mars, 2024

schedule 16:36 - 27 Mars, 2024

Kryesuesit duket se kishin vendosur t’i mbyllnin sfidat në barazim. Kanë përfunduar 5 nga 6 sfidat e vlefshme për javën e 26-të të Katëgorisë së Parë, të futbollit në Shqipëri, me Elbasanin, Bylisin e Flamurtarin, ekipe këto që mbajnë tre vendet e para të renditjes, që i kanë mbyllur sfidat e tyre, në barazim.

Bylis u mposht në transfertë me rezultatin 0-1 nga Burreli. Një gol i Ferrukut në minutën e 43 u mjaftoi vendasve për të marrë tre pikë shumë të rëndësishme për llogaritë e klasifikimit. Pas kësaj fitoreje, Burreli mban vendin e shtatë me 31 pikë, ndërsa Bylis mbetet i dyti me 58 pikë, dy më pak se Elbasani kryesues.

“Verdheblutë” e Elbasanit nuk mundën të krijonin një shkëputje duke qenë se u ndalën në transfertë nga Kastrioti në një barazim 2-2. Skuadra e drejtuar nga trajneri Nevil Dede kaloi dy herë në avantazh, por krutanët ditën të reagonin dhe të merrnin një pikë. Pas këtij barazimi, Kastrioti mban vendin e nëntë me 27 pikë.

Ndërkohë, edhe Flamurtari nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Korabit. Madje, vlonjatët rrezikuan ta humbisnin sfidën pasi ishin vendasit që kaluan të parët në avantazh me Markun në minutën e 67. Gjithsesi, kuqezinjtë reaguan dhe gjetën rrugën e rrjetës nëntë minuta më vonë me Dalanajn.

Pas këtij barazimi, Flamurtari renditet në vendin e tretë me 47 pikë ndërsa Korabi mban vendin e gjashtë me 37 pikë. Në ndeshjet e tjera, Besa fitoi me Luzin me shifrat 4-1, ndërsa Apolonia mposhti 2-1 Tomorin. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!