Kategoria e Dytë/ Suksesi me “poker” ngjit Shkumbinin në krye, Tërbuni mposht Luzin

schedule17:37 - 13 Dhjetor, 2020

schedule 17:37 - 13 Dhjetor, 2020

Kanë përfunduar ndeshjet e javës së gjashtë në grupi A të Kategorisë së Dytë. Shkumbini fitoi 4-0 në shtëpi kundër Sopotit dhe kryeson i vetëm me 13 pikë. Ekipi peqinas e nisi shumë keq ndeshjes dhe mbeti me dhjetë lojtarë që në minutën e tretë pas daljes me të kuqe të Ramazanit.

 

Rezultatet në grupin A

Forcat u barazuan në minutën e 40-të, me Tolin që la miqtë me një lojtar më pak. Vendasit nuk u përmbajtën në pjesën e dytë dhe realizuan katër herë me Ukajn, Broshkën, Lamçen dhe Mustafajn. Feston edhe Shënkolli, që mposhti 2-1 Adën e Velipojës.

 

Renditja e grupit A

Ekipi lezhian bëri detyrën në fushën e vet, teksa siguroi tre pikët pas golit të Mustafajt një minutë përpara fundit. Vendi i dytë me 12 pikë për Shënkollin, po aq sa numëron edhe Sopoti. Suksese në shtëpi arritën edhe Tërbuni e Internacional Tirana.

Skuadra pukjane mposhti 2-0 Luzin, ndërsa Internacional fitoi 4-2 përballë Klosit. Dy takimet e tjera u mbyllën në barazim: Iliria-Bulqiza 1-1 dhe Valbona-Gramshi 0-0. Pa fitues u mbyll edhe ndeshja e grupit B mes Memaliajt dhe Këlcyrës, sfidë që përfundoi 1-1. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!