Janë luajtur sot ndeshjet e javës së dhjetë në grupin A të Kategorisë së Dytë. Shkumbini e ka nisur “zjarr” sezonin dhe sot siguroi fitoren e radhës. Ekipi peqinas triumfoi 1-3 në fushën e Ilirisë dhe vijon të kryesojë me 28 pikë.
Mustafaj dhe Mici (dygolësh) ishin autorët e golave për Shkumbinin, teksa vendasve nuk u shërbeu rrjeta e Xhymertit. Sopoti nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në shtëpi kundër Luzit. Vendi i dytë për skuadrën nga Librazhdi dhe gjashtë pikë larg kreut.
Një pikë më pak se Sopoti numëron Luzi, që renditet në vend të tretë në grupi A. Pa fitues u mbyll edhe ndeshja Gramshi-Tërbuni, që përfundoi në barazim 1-1. Tre pikë siguruan Shënkolli dhe Klosi, që fituan në fushat e tyre kundër Internaciona Tirana dhe Valbonës. /abcnews.al