Janë mbyllur tre takimet e orës 17:00 në Kategorinë e Dytë të futbollit shqiptar. Në kryeqytet, takimi mes Spartakut dhe Adës, u mbyll në barazim spektakolar 4-4.
Për vendasit, shënuan Muca, Sorra, Gjoka me penallti dhe Muria në minutat e fundit, ndërsa për miqtë, Hasa u tregua dy herë i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, si dhe Kacubela dhe Frroku shënuan emrin e tyre në listën e golashënuesve.
Luzi mposhti Gramshin me rezultatin 4-1, duke e dominuar takimin e luajtur në fushën e tyre, ndërsa Partizani B, ka triumfuar 0-1 në transfertë kundër Sopotit, falë një goli të Berdufit që në minutën e 19-të të sfidës./abcnews.al
Kategoria e Dytë, java 18
Spartak – Ada 4-4
Muca 19’, Sorra 30’, Gjoka (p) 32’, Muria 88’ / Hasa (p) 33’ (p) 53’, Kacubela 74’, Frroku 77’
Luzi 2008 – Gramshi 4-1
Sejdini 29’, Roshi 40’, Koçi 52’ 90’ / Shukle 83’
Sopoti – Partizani B 0-1
Berdufi 19’