Sot është zhvilluar java e pestë në Kategorinë e Dytë. Vllaznia B siguroi fitoren e dytë rresht në shtëpi. Ekipi shkodran shkatërroi 5-1 Internacionalin e Tiranës. Kuqeblutë ngjiten në vend të tetë në grupin A me 6 pikë, ndërsa kryeqytetasit mbeten në vend të parafundit me vetëm tre pikë.
Gola të shumta në grupin B. Maliqi fitoi me “poker” golash në shtëpi kundër Skraparit. Suksesi i ngjit vendasit në vend të parë me 13 pikë, një më shumë se Albpetroli. Ekipi nga Patosi mposhti 2-0 Delvinën. Albpetroli ka për të zhvilluar një ndeshje më shumë, aty ku mund të vijë edhe parakalimi i Maliqit.

Triumf i rëndësishëm për Tomorin. Ekipi beratas fitoi 2-3 në Sarandë kundër Butrintit vendas dhe ngjitet në vend të shtatë me po aq pikë. Gramozit i mjaftoi një gol i shënuar në pjesën e dytë për të fituar përballë Tepelenës.
Fitorja shtëpiake e dërgon ekipin nga Erseka në vend të pestë me 9 pikë, ndërsa miqtë renditen të parafundit me vetëm një pikë. Memaliaj regjistroi fitoren më të thellë të javës. 8 herë shënoi Memaliaj në portën e Selenicës së vendit të fundit, duke marrë tre pikët e para për këtë sezon. Fitore e pastër në shtëpi edhe për Permetin, që triumfoi 3-0 kundër Naftëtarit. /abcnews.al
KATEGORIA E DYTË – JAVA 5
E diel, më 27 tetor 2019, ora 14:30
Grupi A
Vllaznia B-Internacional Tirana 5-1
E diel, më 27 tetor 2019, ora 14:00
Grupi B
Maliqi-Skrapari 4-2
Butrinti-Tomori 2-3
Përmeti-Naftëtari 3-0
Gramozi-Tepelena 1-0
Memaliaj-Selenica 8-1
Albpetrol-Delvina 2-0