Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kategoria e Dytë | Kryesuesit bien në Librazhd, festojnë Vora dhe Tirana B

schedule20:47 - 23 Nëntor, 2019

schedule 20:47 - 23 Nëntor, 2019

Sot janë zhvilluar vetëm katër ndeshje të javës së nëntë në grupin A të Kategorisë së Dytë. Sopoti-Luzi ishte ndeshja kryesore. Ekipi librazhdian ka arritur të thyejë kryesuesit me një gol të Micit në minutën e nëntë.

Vendasit menaxhuan avantazhin e shpejtë dhe siguruan tre pikë të arta. Ky sukses e ngjit Sopotin në vend të tretë me 16 pikë, ndërsa kreu ndahet nga Vora dhe Luzi me nga 21 pikë.

Vora nuk hasi probleme për të mposhtur në shtëpi Internacionalin e Tiranës. Brahimaj kaloi vendasit në avantazh në fundin e pjesës së parë, ndërsa në të dytën shënoi edhe tre gola të tjerë. Triumfi e dërgon Vorën në krye me Luzin, por të parët kanë për të zhvilluar një ndeshje më shumë.

Tirana B reagoi pas humbjes së fundit dhe arriti të fitojë përballë Kamzës. Golat e Dajës dhe Kalemajt në pjesën e dytë i dhuruan tre pikët bardhebluve, që renditen në vend të gjashtë me 13 pikë. Fitore në shtëpi arriti edhe Gramshi.

Renditja e grupit A të Kategorisë së Dytë

Dygolëshi e Latifit i siguroi tre pikë më shumë në renditje vendasve, të cilët ia dolën përballë Vllaznisë B. Vendi i katërt në renditje për Gramshin, që barazon Sopotin në kuotën e 16 pikëve. /abcnews.al

Gramshi – Vllaznia B 2-0
Tirana B – Kamza 2-0
Vora – Internacional 4-1
Sopoti – Luzi 1-0

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!