Sot janë luajtur katër ndeshjet e javës së pestë në grupin B të Kategorisë së Dytë. Devolli mposhti 2-1 në shtëpi ekipin e Naftëtarit dhe është ngjitur në krye me 13 pikë. Meçollari dhe Pere shënuan në pjesën e parë, teksa Marini barazoi përkohësisht rezultatin për miqtë nga Kuçova.
13 pikë numëron edhe Butrinti. Skuadra sarandiote, nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 në fushën e Delvinës. Tepelena mori tre pikët e para në kampionat pas fitores 2-1 në fushën e vet kundër Skraparit.
Miqtë e mbyllën në avantazh pjesën e parë, por Karamani dhe Xhafa përmbysën rezultatin në fraksionin e dytë të ndeshjes dhe i dhuruar suksesin e parë Tepelenës. Sfida tjetër mes Përmetit dhe Labërisë, përfundoi me triumfin 0-1 të skuadrës mike. /abcnews.al