Katedralja Notre Dame do të rihapet pas pesë vitesh/ U shpenzuan 700 milionë euro për restaurim

schedule22:33 - 28 Nëntor, 2024

schedule 22:33 - 28 Nëntor, 2024

Katedralja e famshme Notre-Dame e Parisit do të rihapet pas pesë e gjysmë vitesh restaurimi, pas zjarrit shkatërrues të vitit 2019.

Katedralen e transformuar do të mund ta shohin të gjithë njerëzit anë e mbanë botës gjatë një turi që do transmetohet këtë të premte në television. Turi do të mbahet nga presidenti Emmanuel Macron. Ai do të shoqërohet nga gruaja e tij Brigitte dhe nga Arqipeshkvi i Parisit, Laurent Ulrich. Gjatë eventit, presidenti Macron do të mbajë gjithashtu një fjalim mirënjohjeje për 1,300 artizanët që luajtën një rol në përpjekjet e restaurimit. Rihapja e këtë monumenti do të kremtohet me një ceremoni më datë 7 dhjetor, e ndjekur nga mesha e parë katolike në katedrale më 8 dhjetor.

Pjesë kryesore të restaurimit përfshihet rindërtimi i drurëve të mëdhenj të çatisë që ishin shkatërruar nga zjarri, ndërsa brendësia është totalisht e rinovuar. Brendësia e rinovuar e Notre-Dame është mbajtur sekret i rreptë me vetëm disa imazhe të publikuara gjatë viteve që tregojnë përparimin e punës së restaurimit. Por ata që kanë hyrë kohët e fundit brenda, thonë se përvoja është mahnitëse, duke i dhënë katedrales një shkëlqim dhe pamje të re që ofron një kontrast të mprehtë me errësirën që mbizotëronte më parë.

Për restaurimin e katedrales së dëmtuar nga zjarri i rënë pesë vite më parë u shpenzuan 700 milionë euro dhe pati donacione nga shumë shtete, përfshirë dhe Shqipërinë. /abcnews.al