Dukesha e Cambridge duket tejet elegante pasditen e së martës ndërsa është duke ndjekur ndeshjen Angli-Gjermani bashkë me Princin William dhe djalin e tyre të madh Princin George.
Kate dhe Duka e Cambridge, të cilët janë prindër edhe të Princeshës Charlotte dhe Princit Louis, arritën bashkë me djalin shtatëvjeçar në Wembley për të parë përplasjen me Gjermaninë në Wembley.
Familja u panë po ashtu duke shkëmbyer disa fjalë me ish-futbollistin David Beckham dhe djalin e tij Romeo Beckham ndërsa prisnin që të niste ndeshja. George qëndroi mes prindërve të tij ndërsa William dhe Kate këndonin himnin kombëtar.
Rreth 45,000 tifozë u lejuan që të qëndrojnë në stadium për të parë skuadrën e Gareth Southgate duke u ndeshur me gjermanët për një vend në çerekfinale. s.b/abcnews.al/