Kate Middleton dhe Mbretëresha Elizabeth kishin një marrëdhënie shumë të mirë. Vdekja e saj ishte një kohë e vështirë për të gjithë familjen mbretërore britanike dhe sigurisht për Princeshën e Uellsit. Tani, ajo ka në ekipin e saj ish-bashkëpunëtorin e mbretëreshës së ndjerë. Ai do të jetë “dora e djathtë” e saj e re teksa do të marrë rolin e sekretarit të saj personal.
Sipas The Times, familja e Princit William dhe Kate Middleton mori nënkolonelin Tom White menjëherë pasi princesha e ftoi atë ta shoqëronte në një dalje publike vitin e kaluar.
Princesha e Uellsit nuk ka pasur një sekretare personale që kur Hannah Cockburn-Logie u largua në tetor 2022.
Kush është Tom White
Nënkoloneli punoi për Mbretëreshën Elizabeth deri në vdekjen e saj në shtator 2022. Kur mori postin në vitin 2020, ai u bë komandanti i parë i Marinës Mbretërore që e bëri këtë. Ai e mori stafetën nga Nana Kofi Twumasi-Ankrah.
Ai shërbeu në vitin 2009 në Afganistan dhe si anëtar i ekipit 42 Komando, ai ndihmoi në parandalimin e tragjedisë në Helmand pas një bombe të vendosur nga talebanët në një shkollë lokale./abcnews.al