Në daljen e saj të fundit, Dukesha e Kembrixhit, u shfaq mjaft elegante. Ajo dhe bashkëshorti i saj, princi William vizituan një shkollë në Londrën lindore.
Kate kishte veshur ngjyra të guximshme. Palltoja dhe trikoja e saj ishin rozë, ndërsa pantallonat i kishte zgjedhur të zeza klasike.
Trikoja e markës Boden i ka kushtuar dukeshës Kate Middleton 65 paund.
Ndër palltoja e markës Max & Co ka kushtuar 339.99 paund.
Ajo, edhe pse ishte veshur thjeshtë dhe flokët i kishte të kapura, dukej si ngaherë e mrekullueshme./abcnews.al