Kate Middleton luan në piano për Krishtlindje, tërheq vëmendjen e të gjithëve

schedule18:20 - 25 Dhjetor, 2021

schedule 18:20 - 25 Dhjetor, 2021

Veprimtaria e organizuar nga Kate Middleton për të nderuar ata që kanë kontribuar në komunitetet e tyre ndër vite u zhvillua më 8 dhjetor. Surprizën e gjithë natës e ka bërë dukesha e Kembrixhit, e cila ka shoqëruar këngëtarin skocez, Tom Walker, në këngën e tij me piano.

“Kjo është e vërtetë. Nuk është e lehtë të ulesh në piano dhe të luash me muzikantë me të cilët nuk ke punuar kurrë më parë, përpara një turme dhe në kamera, por ajo ia doli shumë mirë ”, tha këngëtari për pamjen e dukeshës.

“Ajo është një person shumë bujar dhe i sjellshëm. Na falënderoi të gjithëve një nga një. Ishte një ditë e çmendur për mua. Të jesh në një vend kaq impozant dhe të luash muzikë me Dukeshën. Patjetër që nuk do ta harroj shpejt”, shtoi ai.

Sipas burimeve pranë pallatit, ideja e këtij bashkëpunimi ishte e vetë Kate Middleton. Dukesha mësoi pianon si fëmijë dhe praktikoi më shumë gjatë pandemisë. Ajo u takua me këngëtarin tetorin e kaluar dhe i kërkoi të merrte pjesë në eventin “Together At Christmas”, sepse kënga e tij “Për ata që nuk mund të jenë këtu” ka qenë shumë e rëndësishme vitet e fundit për shumë njerëz.

Kate Middleton tërhoqi vëmendjen e audiencës me aftësitë e saj në piano, si dhe me mjedisin e mrekullueshëm që krijoi në Westminster Abbey. Ajo kishte kuruar eventin, i cili u zhvillua me rastin e festës së Krishtlindjes, si një falënderim për të gjithë ata që ndihmuan komunitetet e tyre në vitet e vështira të pandemisë, por edhe njerëzit që japin “betejat” e tyre çdo ditë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!