Princi dhe Princesha e Uellsit po kërkojnë një dado për tre fëmijët e tyre, Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis. Faktin që janë në kërkim të personit që do të kujdeset për fëmijët e tyre, e kanë zbuluar në paraqitjen e tyre të fundit në Uells. Duke folur për jetën e tyre të re në Anglesey, ku ata u transferuan së fundmi, Princi William i tha një fansi: “Është mirë të kthehem. Është si të kthehesh pas në kohë. E shohim se ku kemi filluar si familje”.
Princi William dhe Catherine Middleton janë në kërkim të një dado
Gjatë vizitës së çiftit mbretëror u postua një video e princit dhe princeshës duke u uruar nga njerëzit e thjeshtë që ishin mbledhur aty. Dikush nga turma i komplimentoi për mënyrën se si po rrisin tre fëmijët e tyre. “ Kjo që thua është shumë e ëmbël! Ne jemi duke kërkuar për një dado”, u dëgjua të thoshte Princi William. “Unë të dua ! Ju jeni kaq real. Diana do të ishte shumë krenare për ty”.
Me siguri, Princi dhe Princesha e Uellsit duan të ndihmojnë dadon e tyre të dashur, Maria Terese Turrion Borralo, me këtë punësim. Ajo u punësua në vitin 2014 për të ndihmuar Katerinën të rriste Princin George, i cili atëherë ishte 8 muajsh. Mary është pjesë e familjes së Princit dhe Princeshës së Uellsit dhe tani kujdeset edhe për Princeshën Charlotte dhe Princin Louis./abcnews.al