Princesha e Uellsit, Kate Middleton ka bërë daljen e parë publike pasi njoftoi përfundimin e kimioterapisë.
Kate dhe burri i saj, Princi William, u panë duke shkuar në kishë me Mbretin Charles III dhe Mbretëreshën Camilla pranë pronës së tyre mbretërore Balmoral në Skoci.
Kate Middleton pictured for the first time since she announced she has finished chemotherapy https://t.co/HkINwGaNni pic.twitter.com/MGcQC8lstj
— Mail+ (@DailyMailUK) September 22, 2024
Middleton njoftoi më 9 shtator se kishte përfunduar trajtimin 6 mujor pasi zbuloi se kishte kancer.
Duke qëndruar jashtë vëmendjes për muaj të tërë, Kate bëri dy paraqitje në fillim të këtij viti. Së pari, gjatë paradës së Ditëlindjes së Mbretit në qershor, e njohur si Trooping the Colour, dhe së fundmi gjatë finales së meshkujve në Wimbledon në korrik, ku ajo mori një ovacion të fortë./abcnews.al