Kate dhe Uilliam largohen nga rezidenca e tyre me 20 dhoma

schedule08:20 - 30 Maj, 2023

schedule 08:20 - 30 Maj, 2023

Princi dhe Princesha e Uellsit kanë lënë rezidencën e tyre katërkatëshe me 20 dhoma, apartamentin 1A në Pallatin Kensington.

Vitin e kaluar, çifti mbretëror dhe tre fëmijët e tyre, Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis, u transferuan në shtëpinë në Adelaide. Kjo nuk është hera e parë që ata jetojnë në fshat. Kur Catherine Middleton ishte shtatzënë me Princin George, çifti mori me qira një shtëpi në Bodorgan Estate.

Shtëpia e bukur, e cila kishte akses në një plazh privat dhe pamje të bukur të pyllit Newborough, i kushtoi çiftit 750 dollarë në muaj. Ata e morën me qira rezidencën nga Lordi dhe Zonja Meyrick. Shtëpia kishte katër dhoma dhe ishte e para në të cilën jetonte Princi George. Mbreti i ardhshëm kaloi muajt e parë të jetës së tij atje derisa prindërit e tij u transferuan në Pallatin Kensington në 2013./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!