Katastrofa në Siri, sulme të reja ajrore në Idlib

schedule19:08 - 8 Shtator, 2018

schedule 19:08 - 8 Shtator, 2018

Ushtria e Bashar al-Assad, me mbështetjen e Rusisë vijon ofensivën e ashpër në Idlib. Sipas organizatave humanitare, kohëve të fundit janë regjistruar bombardime të shumta në këtë rajon. Në shënjestër ishin vendqëndrimet e ushtrisë rebele.

Sulme të reja ajrore ruse në krahinën siriane të Idlibit u regjistruan në orët e para të së shtunës, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, pas dështimit në arritjen e një armëpushimi në bisedimet e së premtes në Teheran mes Rusisë, Turqisë dhe Iranit. Bombardimet goditën pozicionet rebele në jugperëndim të Idlibit. Avionët rusë kishin në shënjestër dy grupe të armatosura, Hayat al-Tahrir al-Sham, pranë Al Qaedas, dhe Ahrar al-Sham, pjesë e Ushtrisë së Lirë Siriane.

Forcat qeveritare siriane, të mbështetura nga Rusia dhe Irani, kanë vijuar me ofensivën e tyre të ashpër në bastionin e fundit të rebelëve në Siri. Ndërsa Turqia dhe vende të tjera lëshojnë paralajmërime se këto luftime mund të përfundojnë me katastrofë humanitare. Në mbledhjet e së premtes në Teheran pritej të gjendej një marrëveshje që do lejonte krijimin e një koridori humanitar. Ndërkohë, mijëra persona manifestuan pas lutjeve të së premtes për të kërkuar mbrojtje nga komuniteti ndërkombëtar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!