Katastrofa natyrore në Gjermani mund të shkaktojë përmbytje politike

schedule09:41 - 19 Korrik, 2021

schedule 09:41 - 19 Korrik, 2021

Nga Wolfgang Münchau, The Spectator

Ekziston një histori interesante në politikën e përmbytjeve në Gjermani dhe gjithashtu  ekziston një mundësi që historia të përsëritet. Numri zyrtar i të vdekurve në Gjermani ka shkuar në 156 por 1300 njerëz ende rezultojnë të zhdukur në rajonin e Ahrweiler, në Gjermaninë perëndimore.

Kjo është pa dyshim katastrofa natyrore më e madhe që ka prekur Gjermaninë. Ne nuk duhet të nxjerrim ndonjë konkluzion të nxituar në lidhje me ndikimin politik. Eksiton mundësia që të përfitojnë të Gjelbrit sepse ndryshimi i klimës është në krye të agjendës së tyre politike. Historikisht, nga përmbytjet kanë përfituar qeveritë aktuale.

Në vitin 1962, një stuhi në Detin e Veriut përmbyti Hamburgun. Popullsia nuk mori asnjë paralajmërim sepse linjat telefonike ishin ndërprerë dhe gjithashtu autoritetet nënvlerësuan gjasat që një stuhi e Detit të Veriut të prekë Hamburgun.

Përmbytja çoi në rritjen e ndikimit politik të Helmut Schmidt, i cili në atë kohë ishte senatori i Hamburgut për çështjet e brendshme dhe të sigurisë. Në menaxhimin e katastrofës, Schmidt theu ligjin kushtetues, ku ai urdhëroi Bundeswehr-in të ndihmonte në lehtësimin e katastrofës, raporton abcnews.al

Ai gjithashtu përfshiu forcat amerikane. 315 njerëz vdiqën në Hamburg kur përmbytjet prekën zonat e ulëta përreth lumit Elba. Por operacionet e kërkim- shpëtimit ishin jashtëzakonisht të suksesshme. 13 vite më vonë, Schmidt ishte një kancelar dhe  mbeti një nga politikanët më të nderuar gjermanë deri në vdekjen e tij në 2015.

Në gusht 2002, Gjermania veriore dhe lindore  u prek në atë që u quajt përmbytja e shekullit, kur lumenjtë Elbe dhe Oder dolën nga shtrati dhe përmbytën zonat përreth. Një fshat i vogël në Gjermaninë Lindore u zhduk plotësisht.

Ashtu si tani, 2002 ishte një vit zgjedhjesh, me zgjedhjet që do të zhvilloheshin në shtator. Në fillim të gushtit Gerhard Schröder, i cili sapo kishte mbaruar mandatin e tij të parë si kancelar, qëndronte pas Edmund Stoiber, kryeministrit bavarez dhe kandidatit për kancelar të CDU / CSU në votime.

Kur përmbytjet prekën vendin, Schröder mori masat e menjëhershme duke vendosur katastrofën në krye të agjendës së tij. Stoiberit pas disa ditësh vizitoi  zonat e prekura. Ndikimi absolut mbi votuesit ishte relativisht i vogël, por i mjaftueshëm për ta çuar përpara koalicionin e Schröder. Koalicioni i gjelbër-kuq fitoi zgjedhjet, raporton abcnews.al

Këto histori janë bërë pjesë e folklorit të politikës moderne gjermane. Kur Armin Laschet foli për shkallën e përmbytjeve gjatë një takimi me CSU në Bavari, ai menjëherë vizitoi  shtetin e tij,   i cili ka qenë një nga dy më të prekurit.

Një deputet i partisë së Gjelbër tejkaloi kufirin duke fajësuar qeverinë për përmbytjen dhe duke u përpjekur të fitonte kapital politik nga katastrofa. Sigurisht është shumë herët për manovra politike të këtij lloji. Është  gjithashtu shumë  herët për spekulime mbi ndikimin politik.

Por sapo uji të tërhiqet gjatë fundjavës,  dëmi jo vetëm që do të bëhet i dukshëm,  por politika gjithashtu.

Përktheu Sonila Backa-abcnews.al