Katari ka shprehur zemërimin për bllokadën e vendosur nga Parlamenti Europian ndaj përfaqësuesve të vendit, ndërkohë që hetimi i Qatargate vazhdon, sipas burimeve diplomatike.
Nga ana tjetër Doha paralajmëroi për ndikimin negativ për masat e marra nga BE në lidhje me skandalin e Qatargate, madje ka kërcënuar se do të ndërpresë furnizimet globale të gazit.
Siç raportojnë mediat franceze, nisja e një hetimi ndaj Eva Kailit, e cila dyshohet se është financuar nga Katari për të mbrojtur interesat e vendit të Gjirit, ka tronditur institucionin.
Të enjten e kaluar, eurodeputetët votuan njëzëri për pezullimin e kredencialeve të përfaqësuesve të Katarit. Vendimi i takon Presidentes së Parlamentit Europian, Roberta Metsola.
Doha, e cila ka hedhur poshtë akuzat kundër saj, shprehu keqardhje për “gjykimet e bazuara në informacione të pasakta”.
Katari gjithashtu denoncoi mungesën e bashkëpunimit nga qeveria belge, të cilën e përshkroi si një partner të ngushtë dhe një furnizues të rëndësishëm të gazit natyror të lëngshëm.
/abcnews.al