“Katari është një fuqi e madhe ekonomike për gazin dhe naftën”, Kulla: Pse po e mbështet Hamasin

schedule20:45 - 11 Dhjetor, 2023

schedule 20:45 - 11 Dhjetor, 2023

Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla ka zbuluar në një lidhje “Live” për “Real Story”, pse Katari po e mbështet Hamasin në luftë. Ai ka deklaruar se Katari është një fuqi e madhe ekonomike për gazin dhe naftën, edhe konsiderohet si një nga partnerët më të mirë të SHBA dhe Perëndimit.

Sipas Kullës, Katari është dhe vendi ku prej dhjetra vitesh qendron komiteti politik i Hamasit, madje ka mbështetjen e qeverisë dhe kjo e ka bërë një organizatë me shumë influencë.

“Është e qartë që Katari ka një influencë të madhe përmes televizionit të tij Al Jazeeras, por dhe sepse është një fuqi ekonomike e jashtëzakonshme për gazin dhe për naftën, por dhe nëpërmjet faktit që ata sot konsiderohen një nga partnerët më të mirë të SHBA dhe Perëndimit, përtej vendeve të NATO, por dhe sepse ata kanë reforma të marrëdhenieve me publikun në imazhin e tyre nëpër botë. Është një vend që ka një ndikim të jashtëzakonshëm. Por dhe për faktin që pse në Palestinë në mënyrë të veçantë, lidhet me faktin që Katari përveç se i përket asaj rryme fetare myslimane. Është dhe vendi ku prej dhjetra vitesh qendron komiteti politik i Hamasit. Ka mbështetjen e qeverisë së Katarit Hamasi dhe kjo e ka bërë një organizatë me shumë influencë. Ka pasur një konflikt dhe një izolim politik në vitet e shkuara dhe një izolim të Katarit nga Emiratet, Arabia Saudite dhe Kuvajti, por tashmë ato marrëdhënie janë zbutur”, tha eksperti./abcnews.al