‘Katargate’/ Eva Kaili kërkon lirimin nga burgu: S’do të rrëfej krime që s’i kam bërë, edhe sikur të më bëjnë copa-copa

schedule22:14 - 9 Prill, 2023

schedule 22:14 - 9 Prill, 2023

Të enjten pritet që të shqyrtohet kërkesa për lirimin e ish eurodeputetes greke, Eva Kaili, e arrestuar për skandalin Katargate. Ish-eurodeputetja theksoi se nuk do të rrëfejë krimet që ajo pretendon se nuk i ka kryer. Pak ditë para seancës së radhës nga autoritetet belge, Kaili ka thënë:

“Nuk do të rrëfej kurrë krimet që nuk kam bërë, edhe nëse më bëjnë copa-copa”. Avokati i saj, Michalis Dimitrakopoulos thotë se edhe pse eurodeputetja është e ngarkuar psikologjikisht, ajo këmbëngul ë pafajësinë e saj. Megjithatë, avokati hedh edhe dyshime për lirimin e të përfshirëve të tjerë.

“Është një antinomi provokuese që shohim në sistemin penal belg. Lirimi i Panzerit nga burgu është produkt i një transaksioni, ai pranoi të gënjejë kundër Eva Kailit që të lirohej. Ai që është kreu i organizatës kriminale. Ekziston një organizatë kriminale, por Kaili nuk merr pjesë në të”, thotë avokati.

Kujtojmë që Pier Antonio Panzeri, i dyshuari kryesor për Qatargate, pritet që të dalë nga burgu në arrest shtëpiak. Kjo masë vjen pasi ai ka pranuar fajësinë dhe ka rënë dakord që të ndajë informacione në këmbim të një dënimi më të reduktuar./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!