Eurodeputetja Eva Kaili, e cila qëndroi disa muaj në burg për skandalin Katargate ka dalë nga burgu. Duke iu përgjigjur interesit të mediave, eurodeputetja greke tha para shtëpisë së saj në Bruksel se do të vijojë luftën për pafajësinë e saj.
“Vajza ime po më pret. Lufta vazhdon me vendosmëri me avokatët e mi”, tha Eva Kaili jashtë shtëpisë së saj në Bruksel, ku ndodhet pas lirimit nga burgu dhe vendimit për ta vendosur në arrest shtëpie me monitorim elektronik.
Eurodeputetja greke doli nga burgu i Harenit, ku ndodhej prej katër muajsh, mëngjesin e së premtës. Ajo mbërriti në shtëpinë e saj e shoqëruar nga babai i saj dhe avokati i saj Michalis Dimitrakopoulos./abcnews.al