Në Europë duhet të luhen akoma ndeshje të “Play-Off” për disa ekipe kombëtare, të cilat do të kërkojnë të presin biletat e fundit që të dërgojnë në “Katar 2022”.
Nëse disa kombëtare presin të luajnë shanset e fundit për në Botëror, të tjera janë eliminuar, ku Italian pësoi dramën më të madhe të saj nga Maqedonia e Veriut, po ashtu edhe Austria, Turqia dhe Republika Çeke i kanë dhënë “lamtumirën” këtij kompeticioni.
19 kombëtare deri tani e kanë siguruar finalen në “Katar 2022”, teksa duhet të zhvillohen edhe përballjet Portugali-Maqedoni e Veriut dhe Poloni-Suedi, për të pasur një tabloid më të qartë të skuadrave.
Këto janë kombëtaret nga të gjitha kontinentet me biletat e tyre tashmë të rezervuara për turneun më të madh: Katari, Gjermania, Danimarka, Brazili, Franca, Belgjika, Kroacia, Spanja, Serbia, Anglia, Zvicra, Holanda, Argjentina, Irani, Korea e Jugut, Japonia, Arabia Saudite, Ekuadori, Uruguaji. /f.a/abcnews.al