Katalonjë, separatistët fitojnë zgjedhjet e parakohëshme parlamentare

schedule21:45 - 21 Dhjetor, 2017

schedule 21:45 - 21 Dhjetor, 2017

Blloku pro pavarësisë nga Spanja ka fituar zgjedhjet e parakohëshme parlamentare në Katalonjë. Lajmi është konfirmuar nga mediat e rajonit autonom që kanë publikuar eksit pollet e para pas mbylljes së procesit zgjedhor. La Vanguardia shkruan se koalicioni pro pavarësisë mund të fitojë mazhorancën e plotë. Ky grupim është i përbërë nga “Partia e Majtë Republikane e Katalonjës”, e drejtuar nga Oriol Junkeras i cili gjendet në burg në Madrid, partia “Bashkë për Katalonjën” e drejtuar nga ish-presidenti i rajonit autonom Karles Puxhdemon që gjendet në Belgjikë dhe partia “Kandidatura e Unitetit Popullor” e drejtuar nga Karles Riera. Ata mund të fitojnë deri në 71 deputetë nga 135 vende ne parlamentin e rajonit separatist. Ndërkohë, lufta për forcën e parë politike është mes forcës politike të Junkeras dhe partisë Qytetare, e cila udhëhiqet nga Albert Riviera. Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 82.6 %./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!